Krahasimi i 4 Pikëpamjeve Kryesore Eskatologjike

Eskatologjike

4 Pikëpamjet Kryesore Eskatologjike

Dispensacionalizmi Premilenialist Premilenializmi Historik Amilenializmi Postmilenializmi
Hermeneutika e ndjekur Interpretim i rreptë literal Interpretim Gramatiko-historik Interpretim Shpengues-historik Interpretim Besëlidhje-historike
Izraeli dhe kisha E sheh kishën dhe Izraelin si dy popuj të ndarë të Perëndisë me dy plane të ndryshme shpëtimi. Kësisoj, Zoti ka plane dhe premtime të ndara për Izraelin dhe Kishën. Premtimet e bëra Izraelit në Dhiatën e Vjetër, siç janë premtimet e tokës, shihen si të drejtpërdrejta dhe specifike për kombin e Izraelit. Ndërsa Kisha shihet si një entitet i ndarë me rolin e saj unik në planin e Perëndisë që nuk e zëvendëson Izraelin. E sheh Kishën si përmbushje të premtimeve të bëra për Izraelin. Ndryshe nga dispensacionalizmi, premilenializmi historik nuk e ndan kaq qartë Kishën nga Izraeli. Ai beson se Kisha është Izraeli shpirtëror dhe se premtimet e Dhiatës së Vjetër për Izraelin do të realizohen nëpërmjet Kishës. Kisha shihet si një vazhdimësi e historisë së Izraelit, jo si një entitet i ndarë. Kisha është Izraeli i vërtetë, një popull shpirtëror i përbërë nga të gjithë besimtarët që kanë marrë lindjen shpirtërore. Kisha është përmbushja e premtimeve të bëra për Izraelin dhe të gjitha profecitë e Dhiatës së Vjetër janë përmbushur në Krishtin dhe në Kishë.  Kisha përmbush premtimet e bëra për Izraelin. Premtimet për Izraelin gjejnë përmbushje përmes ndikimit transformues të Ungjillit në botë. Kisha, si vazhdim i Izraelit shpirtëror, mban rolin aktiv për ndryshimin e shoqërisë, duke sjellë një “epokë artë” përpara ardhjes së Krishtit.
Rrëmbimi Kisha rrëmbehet përpara Mundimit të Madh shtatë-vjeçar (java e shtatëdhjetë e Danielit – Danieli 9:24-27). Besimtarët do të merren lart për të takuar Krishtin në ajër, duke u shpëtuar kështu nga vuajtjet e Mundimit të Madh, që përmban sundimin e Antikrishtit. Rrëmbim pas Mundimit të Madh.  Besimtarët do të kalojnë nëpër Mundimin e Madh dhe do të ringjallen për të takuar Krishtin pas kthimit të Tij. Kjo është në kontrast me pikëpamjen dispensacionaliste, që mëson një rrëmbim përpara Mundimit. Nuk ka një ngjarje të veçantë të rrëmbimit. Kthimi i Krishtit dhe ringjallja dhe marrja lart e besimtarëve janë një ngjarje të vetme që ndodh në fund të historisë. Shenjtorët, të gjallë dhe të vdekur, do të takohen me Zotin në re dhe menjëherë do të gjykojnë kombet me Krishtin dhe më pas do ta ndjekin Atë në gjendjen e tyre të përjetshme. Nuk ka një rrëmbim të veçantë. Pas një periudhe të gjatë të mbretërimit të Krishtit përmes gjithnjë e më shumë të influencës së Kishës dhe trasnformimit shoqëror që ajo do të sjellë në tokë, në fund të kësaj periudhe të artë, Krishti do të rikthehet dhe besimtarët do të  ringjallen dhe do takohen me Të.
Mijëvjeçari Krishti do të kthehet në fund të Mundimit të Madh për të vendosur një mbretërim njëmijëvjeçar nga Jeruzalemi i Ri. Ata që besojnë në Krishtin gjatë “javës së shtatëdhjetë të Danielit” dhe mbijetojnë, do të popullojnë tokën gjatë kësaj kohe. Ata që janë rrëmbyer ose ringjallur para mundimit do të mbretërojnë me Krishtin mbi popullsinë e njëmijëvjeçarit. Kjo pikëpamje përfshin rivendosjen e adhurimit në tempull dhe sakrificat e kafshëve. Krishti do të kthehet për të vendosur një mbretërim njëmijë vjeçar në tokë pas periudhës së Mundimit të Madh. Kjo do të jetë një kohë e paqes dhe drejtësisë, ku besimtarët do të mbretërojnë me Krishtin.  Mijëvjeçari është në mënyrë figurative, duke e parë atë si periudhën aktuale të Kishës. Mijëvjecari përfaqëson sundimin aktual shpirtëror të Krishtit në mes të Kishës, jo një periudhë kohore fikse. Mbretëria e Krishtit është tashmë e pranishme dhe do të realizohet plotësisht në kthimin e Tij.  Mijëvjeçari është mbretëria e Krishtit në tokë që do të rritet gradualisht përmes predikimit të Ungjillit. Një “epokë e artë” ku Krishti do të mbretërojë mbi të gjithë tokën përmes përhapjes së paprecedentë të Ungjillit dhe ku shumica e madhe e njerëzve do të bëhen të krishterë. Kjo do të ndodhë përpara kthimit të Tij. 
Mbretëria e Perëndisë Një Mbretëri e ardhshme literale, fizike dhe politike që do të vendoset gjatë “mijëvjeçarit”. Kthimi i Krishtit do të inaugurojë këtë mbretërim njëmijë vjeçar gjatë të cilit adhurimi dhe sakrificat e tempullit të Dhiatës së Vjetër do të rivendosen si një përkujtim i sakrificës së Krishtit. Një mbretëri literale dhe fizike e Krishtit në tokë. Mbretëria do të jetë një periudhë e paqes dhe drejtësisë, ku besimtarët do të mbretërojnë me Krishtin. Mbretëria e Perëndisë shihet si realitet tashmë i pranishëm në jetën e besimtarëve dhe në Kishë, me përmbushje të plotë që vjen me kthimin e Krishtit. Mbretëria e Krishtit është tashmë e inauguruar, por ende jo plotësisht e realizuar. Mbretëria e Perëndisë do të rritet gradualisht përmes predikimit të Ungjillit.  Një periudhë të artë e mbretërimit të Krishtit në tokë përmes Kishës dhe ungjillit që ka transformuar tokën, ku do të mbizotërojë paqja dhe drejtësia. Ajo do të arrijë një pikë kulmore përpara kthimit të Krishtit.
Mbështetës të njohur C. I. Scofield, John Nelson Darby, Charles Ryrie, Lewis Sperry Chafer, David Jeremiah  Francis Schaeffer, Walter Martin, Charles Spurgeon, Wayne Grudem, Albert Mohler Agustini, R.C. Sproul, John Murray, Louis Berkhof, Abraham Kuyper, Kim Riddlebarger, Cornelius Van Til, Anthony Hoekema. Lorraine Boettner, Jonathan Edwards, Charles Hodge, Greg L. Bahnson, B.B. Warfield, Douglas Wilson

Dispensacionalizmi është dicka e re në historinë e kishës, e ardhur së fundmi, që ka pasur një ndikim shumë të madh negativ te kishat e krishtera në Amerikë dhe kudo në botë. Ai ka bërë një dëm tepër të madh në krishtërimin modern, gjë e cila kërkon një trajtim më të detajuar. Por si një hyrje e shkurtër, një nga pasojat kryesore të dispensacionalizmit është ndarja midis Kishës dhe Izraelit. Kjo ndarje ka çuar në një kuptim të gabuar të planit të Perëndisë për shpëtimin, duke e bërë Kishën të duket si një entitet i veçantë dhe jo si përmbushje e premtimeve të Dhiatës së Vjetër. Disa dispensacionaliste thonë se ka dy lloje shpëtimesh. Shpëtim me anë të veprave në Dhiatën e Vjetër dhe shpëtim me anë të hirit në Dhiatën e Re. Dhe grupet dispensacionaliste shpesh e lidhin besimin e tyre me politikën, duke e përdorur atë për të justifikuar qëndrime të caktuara politike, veçanërisht në lidhje me Izraelin. Mirëpo, Galatasit 3:28 thotë: “Nuk ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezu Krishtin.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes