Këtu është një mbrojtje konçize ekzegjetike e “shpengimit specifik” në Ungjillin sipas Gjonit. Ju lutem ndiqni trenin e mendimit deri në fund.
Jezusi tha, “Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë” (Gjoni 6:37) – Nga ky varg ne kuptojmë që të gjithë ata që Ati i jep Birit do të besojnë në të. Aty nuk lexon “disa” nga ata që janë dhënë nga Ati do të besojnë, por lexon “të gjithë” ata që Ati i ka dhënë Birit do të besojnë. Vini re gjithashtu që mëson se dhënia ndaj Birit paraprin besimin e tyre në Të. Le të bëjmë disa lidhje të tjera këtu ….
Ju lutem vini re se si vargu lidhet direkt te një pasazh nga i njëjti autor te Gjoni 17, lutja e Madhe Priftërore. Jezusi përdor të njëjtën gjuhë “ata që më ka dhënë Ati” kur Ai thotë “Unë lutem për ta, nuk lutem për botën por për ata që me ke dhënë, sepse janë të tutë” (Gjoni 17:9). Ai bën një dallim të qartë për ata që Ai lutet dhe për ata që Ai nuk lutet përpara se të shkojë në kryq për ta …. Dhe për të njëjtët njerëz në vargun 19 Jezusi lutet “Dhe për ta shenjtëroj vetveten, që edhe ata të jenë të shenjtëruar në të vërtetë.” Kjo është e pabesueshme … Ai shenjtëron Vetveten që “ata që Ati i ka dhënë” gjithashtu do të shenjtërohen … Dhe në vargun 24 Ai po flet jo vetëm për dishepujt e menjëhershëm por edhe për të tjerët që Ati i ka “dhënë atij” të cilët dëgjojnë fjalën e tyre. Kjo ekzegjetikisht demonstron të vërtetën e shpengimit specifik, meqënëse Jezusi po lutet për të gjithë ata që Ati i ka dhënë atij pak para se të shkojë në kryq për ti shenjtëruar ata.
W. H.
Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/biblical_expositions/