Kur Puritani Richard Baxter ishte duke vdekur, ai u tha miqve të tij që e vizituan: ”ju vini këtu për të mësuar të vdisni. Unë mund t’ju siguroj se gjithë jeta juaj, sado e gjatë qoftë ajo–është mjaft e mjaftueshme për t’u përgatitur për vdekjen. Kini kujdes nga kjo botë e kotë mashtruese dhe epshet e mishit. Jini të sigurt cfarë ju zgjidhni…
Zotin për pjesën tënde,
Qiellin për shtëpinë tënde,
Lavdinë e Zotit si fundin tënd,
Fjalën e Tij si rregullin tënd,–dhe atëherë nuk keni nevojë kurrë të keni frikë, por ne do të takohemi ne rehati.
Ai pastaj tha: “Zot, çfarë është njeriu? Çfarë jam unë? Një krimb i mbrapshtë ndaj Zotit të madh! Zoti mund të më dënojë me të drejtë për detyrën më të mirë që kam bërë ndonjëherë. Të gjitha shpresat e mia janë nga mëshira e lirë e Zotit në Krishtin! “