Edward Paysosn (1783-1827)
…Psalmisti, duke i’u drejtuar Perëndisë thotë, “Ti i vë fajet tona para teje, mëkatet tona të fshehta në dritën e fytyrës sate.” (Psalmi 90:8)
“Fajet tona” janë fajet e hapura. “Mëkatet tona të fshehta” janë mëkatet e zemrës, që janë vendosur sikur të ishin plotësisht përpara fytyrës së Perëndisë, menjëherë nën syrin e Tij. Ai i sheh ato nën dritën e dëlirë, të pastër e gjithëzbuluese të shenjtërisë dhe lavdisë së Tij. Tani, nëse ne do t’i shihnim mëkatet tona ashtu sic i sheh Ai – që do të thotë sic ato janë në të vërtetë – nëse do donim të shihnim numrin e tyre, ndyrësinë e tyre, kriminalitetin dhe ligësinë e cdo mëkati ne duhet ta vendosim veten tonë sa më afër që është e mundur në situatën e Tij dhe në shikimin e Tij ndaj mëkatit, sikur të shikonim përmes syve të Tij. Ne duhet ta vendosim veten dhe mëkatet tona në qëndrën e atij rrethi që ndricohet nga drita e fytyrës së Tij, ku shfaqen qartë të gjitha përsosmëritë e Tij të pafundme, ku shikohet madhështia e Tij e tmerrshme, ku lavditë e Tij shkëlqejnë, digjen, dhe verbojnë me ndricim të padurueshëm. Për ta bërë këtë ne duhet ta lëmë këtë botë të errët dhe mëkatare në mendim – ku Perëndia nuk shihet dhe pothuajse harrohet dhe ku për pasojë ligësia e mëkatimit kundër Tij nuk mund të kuptohet plotësisht – dhe të shkojmë lart në qiell në vendin e banimit të shenjtërisë dhe lavdisë së Tij. Atje Ai nuk e fsheh veten pas velit të veprave të Tij dhe shkakeve dytësore sic bën këtu, por shkëlqen Perëndinë e pafshehur dhe që shihet si Ai është në të vërtetë.
Le të përpiqemi të bëjmë këtë fluturim lexuesit e mi. Le të ndjekim shtegun që Shpëtimtari ynë i bekuar bëri duke u ngjitur në qiell për te kryqyteti i madh i universit, te pallati dhe froni i Mbretit të Madh. Ndërsa ne ngrihemi, toka fillon të venitet nga shikimi ynë. Tani, ne lëmë pas botë, diej, dhe yje. Tani, ne arrijmë në buzë të krijimit të Tij. Ylli i fundit zhduket dhe asnjë rreze e dritës së krijuar nuk shihet më. Por një dritë e re fillon të agojë dhe të ndricojë mbi ne. Eshtë drita e qiellit që del në një vërshim lavdie nga portat e hapura të tij. Duke kaluar përmes kësaj drite, këngët e qiellit fillojnë të bien mbi veshët tanë. Zëra të ëmbëlsisë qiellore, të forta sa vërshimi i shumë ujërave dhe bubullimash të forta, dëgjohen duke thirrur: “Aleluja, sepse Zoti, Perendi i Gjithëpushtetshëm nisi të mbretërojë! Atij që rri mbi fron dhe Qengjit, i qofshin bekimi, nderi, lavdia, dhe sundimi në jetë të jetëve.” (Zbulesa 19:6; 5:13)
Në një moment ti je futur brenda portave. Ti ndodhesh ne mes të qytetit, ti ndodhesh përpara fronit të përjetshëm, ti je në praninë e menjëhershme të Perëndisë! Të gjitha lavditë e Tij po flakërojnë përreth teje si një zjarr konsumues! Mishi dhe gjaku nuk mund ta përballojnë dot. Trupi yt shkrihet dhe kthehet në pluhur, por shpirti yt i pavdekshëm qëndron lakuriq përpara Atit të shpirtrave. Humbja e trupit të baltës nuk ua ka hequr fuqinë e përceptimit. Jo, ato janë tani gjithë sy, gjithë vesh; ti as edhe nuk mundesh që të mbyllësh kapakët e syve të shpirtit tënd që të mbyllësh për një moment shkëlqimet verbuese dhe mbytëse që të rrethojnë dhe që duken si një dritë e ngjeshur, si lavdi që mund të ndihet! Ti në të vërtetë nuk sheh formë por prapësëprapë i gjithë shpirti yt përcepton me qartësi dhe siguri praninë e menjëhershme e të frikshme të Jehovait.
Ti nuk sheh fytyrë por prapësëprapë ti ndjen sikur një fytyrë e një madhështie të tmerrshme në të cilen ndricojnë të gjitha përsosmëritë e hyjnisë rrezatojnë mbi ty kudo që kthehesh. Ti nuk sheh sy por prapësëprapë një sy tejshpues që njeh zemrat, një sy të pastërtisë së gjithëdijshme, ku cdo shikim i Tij të përshkron shpirtin tënd si një vëtetimë duket sikur të sheh nga cdo anë të hapësirës që të rrethon. Ti ndihesh sikur je mbështjellë në një atmosferë ose je i zhytur në një oqean ekzistence, inteligjence, përsosmërie, dhe lavdie; një oqean, thellësinë e të cilit nuk mund ta kuptosh dhe masën e të cilit kurrë nuk mund ta përshkrosh plotësisht. Por ndërsa ti ndihesh tërësisht i paaftë për të kuptuar këtë Qënie të pafundme, pamjet e tua të Tij, për aq sa shkojnë, janë përsosmërisht të qarta dhe të dukshme. Ti ke përceptimet më të gjalla dhe përshtypjet më të thella të një mendje të pafundme, të përjetshme, të panjollë ku pamjet e të gjitha gjërave – të kaluara, të tashme, të ardhme – shihen në mënyrën më harmonike, të rregulluara në rendin më të përsosur dhe të përcaktuara në saktësinë më precize. [Ti përcepton] një Mendje që dëshiron me lehtësi të pafundme dhe që veprat e vulletit të Tij shoqërohen me një fuqi të gjithëpushtetshme dhe të parezistueshme, dhe që mbjell botë, diej, dhe yje në hapësirë me më shumë lehtësi sa bujku që hedh farën në tokë. [Ti përcepton] një mendje prej së cilës kanë rrjedhur të gjitha rrjedhat që kanë ujitur cdo pjesë të universit me jetë, inteligjencë, shenjtëri dhe lumturi, dhe që është akoma plot, e tejmbushur dhe e pashtershme. Ti përcepton gjithashtu me qartësi dhe siguri që kjo Mendje e pafundme, e përjetshme, e gjithëdijshme, e gjithëfuqishme, e gjithëditur, gjithëkrijuese është përsosmërisht dhe thelbësisht e shenjtë, një flakë e pastër shenjtërie dhe duke qënë i tillë Ai e sheh mëkatin me neveri dhe urrejtje të pashqiptueshme e të papajtueshme. Me një zë që jehon përmes gjithë hapësirës së gjërë të sundimit të Tij, ti e dëgjon të thotë, si Sovrani dhe Ligjdhënësi i universit, “jini të shenjtë sepse unë Zoti, Perëndia juaj, jam i shenjtë.” (Levitiku 19:2). Dhe ti e sheh fronin e Tij të rrethuar; ti e sheh qiellin të mbushur vetëm nga ata që i janë bindur këtij urdhërimi. Ti sheh mijëra e mijëra dhe dhjetra mijëra herë dhjetra mijëra engjëj – të pastër, të lartësuar, inteligjenca të lavdishime që reflektojnë shëmbëlltyrën e Tij të përsosur, që digjen si flakë zjarri me zell për lavdinë e Tij, dhe ku duket të ketë kaq shumë përqëndrime të inteligjencës, njohurisë, shenjtërisë, dhe dashurisë. Ata shpallin pa pushim shenjtërinë dhe lavdinë gjithë-mbushëse të Zotit të ushtrive.
Dhe tani, lexuesit e mi, nëse jeni jeni të gatshëm të shihni mëkatet tuaja sic ato janë në të vërtetë; nëse doni të përllogarisni saktësisht numrin, madhësinë dhe kriminalitetin e tyre, i sillni në këtë vend të shenjtë. Aty nuk shihet asgjë përvecëse bardhësisë së panjollosur të pastërtisë dhe shkëlqimeve të lavdisë. Aty vetë dielli do të dukej vetëm si një pikë e zezë. Dhe aty, në mes të gjithë inteligjencave engjëllore, me Perëndinë e pafundëm duke derdhur të gjithë dritën e fytyrës së Tij përreth teje, të shqyrtojë jetën tënde, të sodisë shkeljet e tua, dhe të shohë se si duken ato. Mbaj mend mirë që Perëndia në praninë e të cilit ndodhesh është Qënia që e ndalon mëkatin, është Qënia ligjin e përjetshëm të së Cilit ke shkelur, dhe ndaj të Cilit cdo mëkat kryhet.
Duke mbajtur këtë në mend, le të sjellim atë që Psalmisti quan “fajet tona”, që janë mëkatet tona të hapura. Le te shohim se si duken ato në dritën e fytyrës së Perëndisë.
A ka qënë ndonjë prej jush fajtor për gjuhë të paperëndishme, profane e të korruptuar? Si tingëllon një gjuhë e tillë në qiell? Si tingëllon në veshët e engjëve, në veshët e Perëndisë që na dha gjuhët për qëllime fisnike? Sill përpara të gjithë gjuhën e këtij lloji që ke shqiptuar ndonjëherë. Shikoje të shkruar si në një libër. Ndërsa e lexon, kujto që syri i Perëndisë po e lexon në të njëjtën kohë. Pastaj thuaj: “A është kjo një gjuhë e përshtatshme për një qënie e pafundme të shprehë? A është kjo gjuhë e përshtatshme që ta dëgjojë Perëndia?” Vecanërisht, të shikojë cdo njeri nëse e ka shkelur Urdhëresën e Tretë duke përdorur emrin e Zotit në një mënyrë blasfemuese dhe kot. Nëse ai e ka bërë këtë, le ti sjellë përpara shkeljet e këtij lloji dhe të shohë se si duken ato në dritën e pranisë së Perëndisë. Mëkatar, kjo është Qënia emrin e ëmbël të së Cilit ti e ke blasfemuar dhe nëpërkëmbur, dhe i Cili, duke parë te ty me një shikim fyerje të thotë: “Unë nuk do ta lë të pandëshkuar atë që përdor emrin tim kot” (Eksodi 20:7). Oh, cfarë pamje e tmerrshme dhe paperëndishmërie është kjo kur shikohet në këtë situatë!
A ka qënë ndonjëri prej jush fajtor për të folur të pavërtetë? Nëse është kështu, sill përpara cdo gjë të rreme e të gënjeshtërt, të gjitha shprehjet mashtruese që ke shqiptuar ndonjë herë dhe shiko se si duken ato në praninë e Perëndinë të së vërtetës, të Atij Perëndie që ka deklaruar që e urren cdo gjuhë gënjeshtare dhe se të gjithë gënjeshtarët do të hidhen në liqenin e zjarrtë. Oh cfarë do të thotë që të qëndrosh fajtor për gënjeshtra përpara një Perëndie të tillë si ky!
A ka qënë ndonjë prej jush fajtor për betim të rremë në shtëpi ose në vend jashtë? Nëse është kështu ti mund të shohësh këtu Qënien e tmerrshme të Cilin ti e ke tallur duke e thirrur Atë të dëshmojë të vërtetën e një gënjeshtre të njohur. Dhe si mendon ti se do duket një sjellje e tillë përpara Tij? Si të duket ty në vetë sytë e tu? Kur bëre atë betim të rremë, kur ti the: “Zoti më ndihmoftë që flas të vërtetën” në fakt shqiptove një lutje që hakmarrja e Tij mund të bjerë mbi ty nëse ajo për të cilën u betove ishte e pavërtetë. Dhe a nuk do të mbajë Perëndia përgjegjës për fjalën tënde? A nuk do të bjerë hakmarrja për të cilën thirre mbi ty? Oh të jesh i sigurt që do të bjerë, vec nëse një pendesë e thellë në kohë dhe besim në Krishtin e parandalojnë.
A e ka shkelur ndonjë prej jush urdhërimin që thotë: “Mbaje mend ditën e Shabatit për ta shenjtëruar”? Jam i sigurt që këto shkelje duken shumë të vogla këtu në tokë por a duken ato kështu Atij që e dha këtë urdhërim? A duken ato kështu në qiell ku mbahet një Shabat i përjetshëm? Ata që janë fajtor për këto shkelje le të dëgjojnë një zë nga lavdia rreth tyre që thotë: “Unë, ndaj të Cilit i je borxhli për të gjithë kohën tënde të dhashë gjashtë ditë për të bërë punët e tua dhe mbajta vetëm një ditë për Veten time. Një ditë që duhet të jetë për të më adhuruar mua dhe për të vënë në punë shpëtimin tënd. Por edhe këtë ditë ti ma mohove. Kur e kalove në shërbimin tim ti e konsiderove lodhje dhe barrë. Për këtë arsye, tërësisht ose pjesërisht, ti e përdore për t’i shërbyer vetes tënde, duke treguar që je tërësisht i pakualifikuar dhe i papërshtatshëm të shijosh një Shabat të përjetshëm në praninë Time.”
Na duhet ta shtrojmë këtë pyetje të pakëndshme. A e ka qënë ndonjë prej jush fajtor për shkeljen e urdhëresës që ndalon kurorëshkeljen dhe veset e lidhura me të? Nëse është kështu, silli përpara këto neveri dhe shiko se si duken në qiell, në praninë e engjëjve të shenjtë, në shikimin e Perëndisë Triun të shenjtë që ka thënë: “Kështu unë do t’ju afrohem për gjykim dhe do të jem një dëshmitar i gatshëm kundër shkelësve të kurorës…do të kenë pjesën e tyre në liqenin e zjarrtë.” (Malakia 3:15; Zbulesa 21:8).
A ka qënë ndonjë prej jush fajtor për mashtrim, padrejtësi, ose pandershmëri? A ke pasur në zotërim ndonjë gjë të dikujt tjetër pa marrë më parë miratimin e zotëruesit të saj? Nëse është kështu, sill përpara zoëtërimet dhe fitimet e tua të rreme. Shtrij duart që janë të njollosura prej tyre dhe shiko se si duken ato në qiell në praninë të atij Perëndie që tha: “Askush të mos kapërcejë edhe t’i bëjë keq me lakmi në këtë punë vëllait të vet, sepse Zoti është hakmarrës për të gjitha këto.” (1 Thesalonikasit 4:6).
A ka qënë ndonjë prej jush fajtor për dehje? Nëse është kështu, le të shikojë një i tillë te vetvetja se si një pijanec e të vetëdegraduar në të njëjtin nivel me bishat duke u zhytur në batakun e vetë ndotjes së tij se si duket në qiell në shoqërinë shpirtrave të pastër të engjëjve, në shikimin e Perëndisë i Cili e pajisi me fuqi intelektuale dhe kështu duke i dhënë kapacitetin për t’u ngritur në një barazi me engjëjt.
Ndërsa kam përmëndur këto pika ndoshta shumë prej lexuesve, ndoshta shumica e tyre, mund të mos jenë ndjerë të shqetësuar për to, sikur të mos ishin fare fajtorë për ndonjë ligësi të madhe. Shpresoj shumë që të paktën disa prej tyre, asnjë të mos jetë fajtor. Por këto nuk janë ligësitë e vetme që Perëndia shikon. Sepse vargu ynë na thotë më tej që ai i ka vendosur mëkatet e fshehta – mëkatet e zemrës – përpara fytyrës së Tij.
Le të sjellim tani zemrat tona në qiell. Ti nxjerrim që të shihen se si duken ato në atë botë drite pa turbullira dhe pastërtie të panjollosur.
Dhe, oh, si duken ato! Cfarë demaskimi do të ndodhë kur Ai me bisturinë e mprehtë të një anatomisti shpirtëror, do të nxjerrë zemrën njerëzore me të gjitha prerjet e saja të zeza dhe mbështjelljet e shumfishta të ngatërruara dhe të ekspozojë neveritë që mbulon, jo në dritën e ditës por në dritën e qiellit! Lexuesit e mi, edhe në këtë botë mëkatare pamja që do të zbulonte një shfaqje e tillë nuk do mund të durohej.
Personi, zemra e të cilit do të hapej kështu publikisht do të përzihej nga shoqëria. Jo, vetë personi do të arratisej nga turpi dhe tronditja. Për këtë gjë, cdo njeri është i ndjeshëm dhe kështu ai e mbulon zemrën e tij me kujdes shumë të madh nga të gjithë sytë. Cdo njeri është i ndërgjegjshëm për shumë mendime dhe ndjenja për të cilat do të kishte turp t’ja shprehte edhe mikut më të ngushtë. Edhe ata mjeranë të shthurur që mburren në vetë turpin e tyre, dhe gojët e të cilëve janë si një varr i hapur që nxjerrin ndotje dhe kalbëzim moral dhe vdekje, zor se guxojnë t’ju thonë shokëve të tyre në po të njëjtën gjendje cdo mendim dhe ndjenjë që lind brenda tyre.
Dhe nëse është kështu, nëse zemra që është e hapur për t’u parë do të dukej kaq e zezë në këtë botë të errët mëkatare, kush mund të përshkruajë për errësirën që do të shfaqë kur të rrethohet nga bardhësia verbuese e qiellit dhe të shikohet në dritën e pranisë së Perëndisë, nga drita e shenjtërisë dhe lavdisë së Tij? Si duken mendimet krenare vetë-lartësuese kur shikohen në praninë e Atij përpara të Cilit të gjitha kombet e tokës janë më pak se asgjë dhe kotësi? Dhe si do duken dëshira për të dalë e jotja, padurimi dhe moskënaqësia me ndarjet e Providencës kur shikohen si të ushtruara përpara fronit të Sovranit të pafundëm, të përjetshëm dhe universal? Si do duken ndjenjat e zemërimit mëkatar, ziliqare dhe hakmarrëse në sytë e Perëndisë së dashurisë dhe në ato vende të dashurisë ku që prej përjashtimit të engjëjve rebelë, asnjë ndjenjë e tillë nuk është ushtruar? Si duken mendimet e papastra dhe të kota? Me siguri që nëse të gjitha mendimet e liga dhe ndjenjat e këqija që na kanë lindur pafund në zemrat tona do të derdheshin në qiell, engjëjt do të mbeteshin të tmerruar e të shtangur me atë pamje. E gjithë dashamirësia e tyre nuk do t’i ndalonte dot që të thërrisnin me zemërim të shenjtë: “Hiqeni këtë njeri prej këtej dhe hidheni në ferr!” Vetëm ndaj Perëndisë së gjithëdishëm kjo pamje nuk do të ishte e papritur. Ai dhe vetëm Ai e di se cfarë ka në zemrën e njeriut. Cfarë Ai di për të Ai e ka përshkruar shkurtimisht por në terma tmerrshme: “Zemra e bijve të njerëzve është plot ligësi dhe marrëzia qëndron në zemrën e tyre përderisa jetojnë… Zemra gënjehet më tepër se cdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme.” (Predikuesi 9:3; Jeremia 17:9) Kështu zemrat tona duken njësoj për ne nëse i shohim në dritën e fytyrës së Perëndisë, dhe të mbajmë mend që ne shikimin e Tij, mendimet dhe ndjenjat janë veprime. Se një shikim epshi është kurorëshkelje, dhe urrejtja është vrasje.
…Përpara se ta mbyllim, më lejo të të pyes nëse tani ti mund të kuptosh arsyen se pse mëkatet e tua duken më të liga dhe më kriminale në shikimin e Perëndisë sesa në shikimin tënd? A nuk pe dicka që të bindi që mëkatet e tua janë shumë më të liga dhe shumë më të ndyra se sa e kishe menduar? Nëse është kështu, nuk ke parë asgjë nga ajo që t’u parashtrua. Ti nuk i ke parë mëkatet e tua në dritën e fytyrës së Perëndisë sepse nëse do t’i kishe parë në atë dritë, ato do të të dukeshin deri në një farë mase ashtu sic duken përpara vetë Perëndisë… A nuk e kupton që po të vendoseshe në qiell përpara fronit të Perëndisë me gjithë dritën e lavdisë së Tij që shkëlqen përrreth teje, e gjithë madhështia e Fytyrës së Tij që rrezaton te ty, cdo shikim i syrit të Tij të gjithëdijshëm që tejshpon zemrën tënde – mëkatet e tua do të të dukeshin shumë më të zeza dhe më të liga sesa sheh tani? Nëse është kështu, më lejo të të kujtoj që një ditë po afron në të cilën ti do të detyrohesh të shikosh mëkatet e tua sic ato duken në dritën e fytyrës së Perëndisë. Kur ajo ditë të arrijë, Biri i Tij i përjetshëm, Gjykatësi i caktuar, do të shihet të vijë në retë e qiellit me gjithë lavditë e Atit të Tij që flakërojnë përrreth Tij dhe të gjitha ushtritë e shndritshme të qiellit që e ndjekin nga pas. I ulur në një fron të bardhë të shndritshëm, me një fytyrë nga frika e së cilës qiejt dhe toka do të arratisen, Ai do të thërrasë të gjithë racën e njerëzve përpara Tij, dhe aty jetët e tyre do të shqyrtohen, duke zbuluar të gjitha mëkatet e tyre të fshehta, duke nxjerrë në pah ligësitë e mëdha të zemrës tënde. Por një bindje për mëkat dhe faj tanimë do të jetë tepër vonë. Nuk ka pendesë përtej varrit. Ai që gjendet mëkatar në ditën e Gjykimit do të vazhdojë të jetë mëkatar dhe do të trajtohet si një mëkatar përgjithmonë. Oh, lexuesit e mi, u bindshi që të vini tani në dritë që veprat tuaja të qortohen dhe të vendosen në rregull përpara teje.
Nga “Mëkatet e vlerësuara nga Drita e Qiellit” në “Veprat e Plota të Edward Payson”, Vol. 2.