Kisha bashkëkohore duket se po bëhet copë për të prezantuar një mesazh jo ofendues, për nevojat e çastit, që është një largim i trishtueshëm nga modeli i paraqitur te Veprat.
Shpallja e një mesazhi të thjeshtëzuar, të fokusuar te njeriu, vetëm e vonon urinë shpirtërore të besimtarëve të vërtetë për mishin e Fjalës së Perëndisë. Në vënd që të japin një drekë të plotë të Fjalës së Perëndisë, shumë pastorë ungjillorë e kanë zgjatur këtë dëshirë shpirtërore të dobët duke ofruar karamele dhe patatina shpirtërore të filozofive njerëzore dhe të të menduarit të botës. Një ushqim i tillë shpirtëror që është plot me “lloj-loj substancash kimike artificiale dhe… Zëvendësuesish jonatyrorë,” shkroi Valter Kaiser, “ka çuar në një uri shpirtërore në gjithë botën [për shkak të] mungesës së plotë të shpalljes së vërtetë të Fjalës së Perëndisë.”
Fatkeqësisht, shumë pastorë sot po u plotësojnë dëshirat njerezve të tyre, nganjëherë nën maskën sikur po arrijnë të humburit, në vënd që t’i ushqejnë me bifekun e Shkrimit. Pastorët duhet ta shmangin këtë prirje me qëllim të mirë, por që prihet nën drejtimin e gabuar. Ata duhet të përqëndrohen që të mbushin podiumin, jo ndërtesën.
Kur predikojnë, burrat e Perëndisë duhet të luten me zjarr për fuqinë e Frymës së Shenjtë për të krijuar një oreks të pashuar për Fjalën në zemrat e besimtarëve. Drejtuesit shpirtërore duhet të luten me zjarr për gjendjen shpirtërore të tufave të tyre, duke i kërkuar Perëndisë të nxjerrë në pah çdo mëkat që po mbyt urinë e tyre për Fjalën e Perëndisë (1 Pjetri 2:1-3). Predikuesit edhe një herë duhet t’u shpallin të vërtetën, të gjithë të vërtetën, dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës, zemrave të etura që presin të ushqehen me pasuritë e pahulumtueshme të Krishtit. Çdo gjë më pak është kompromis.
Steve Lawson
“Uri në Vend” f. 42-43