Nga Bernie van Eyk
“Njerëzit janë të uritur për madhështinë e Perëndisë,” vë në dukje Xhon Pajper (John Piper), “por shumica prej tyre nuk do t’i vinin këtë diagonzë jetëve të tyre të trazuara. Madhështia e Perëndisë është një kurë e panjohur sot. Ka receta shumë më të njohura në treg, por dobia e çdo kure tjetër është e shkurtër dhe e cekët. Prandaj, predikimi që nuk ka aromën e madhështisë së Perëndisë mund të zbavisë për një farë kohe, por nuk do të prekë klithjen e fshehur të shpirtit: ‘Më trego lavdinë tënde’. Nevoja jonë më e madhe, ndërsa ecim përmes shkretëtirës së kësaj epoke të tanishme, është të shikojmë atë që pa apostulli Gjon në ishullin e Patmosit — një pamje të lavdisë së Perëndisë.
Prapësëprapë, si predikues ne duam të lidhemi me kishën, apo jo? Ne duam të jemi relevant. Ne duam ti takojmë tufat tona atje ku janë. Ne kemi dëgjuar protestat për më shumë “predikime praktike.” Këta kritikë dëshirojnë predikime që udhëzojnë “si mund të jem vetja më e mirë,” “si të merrem me stresin në jetën time,” ose “si të jem më shumë i suksesshëm.” Dhe kështu, duke pranuar këto ankime, terapia ka zëvendësuar teologjinë në shumë prej predikimeve të sotme. Vetja ka marrë qendrën e skenës, dhe Perëndia, nëse Ai është ndopak, është mënjanuar. Fokusi ka kaluar nga Perëndia, kush Ai është dhe çfarë Ai ka bërë, te vetja dhe aktiviteti ynë, te nevojat dhe përvojat tona. Hamëndësimi, sigurisht, është që teologjia nuk është praktike, dhe që studimi i Perëndisë është pa lidhje për jetët tona të përditshme. Por asgjë nuk është më larg të vërtetës sesa kjo. Ajo që njerëzit tanë kanë nevojë është predikimi i fokusuar te Perëndia.
Ne duhet të predikojmë Fjalën nëse njerëzit e Perëndisë do të kapin një pamje të lavdisë së Perëndisë (1 Timoteu 4:4). është nëpërmjet Fjalës që Fryma na zbulon Perëndinë — personin e Tij, emrin, atributet, veprën, dhe lavdinë. Bibla u dha për të zbuluar Perëndinë ndaj njerëzve të Tij në mënyrë që ata mund ta njohin, duan, dhe ta adhurojnë Atë. Bibla është në thelb një libër rreth Perëndisë. Kjo mund të jetë e habitshme për disa. Për shkak të prirjes sonë të natyrshme drejt vetes, ne priremi të mendojmë se Bibla është një libër rreth nesh. Nuk është rreth nesh. është, nga fillimi deri në fund, një libër reth Perëndisë: “Në fillim, Perëndia” (Zanafilla 1:1).
Nëse Fjala është teocentrike (e fokusuar te Perëndia), si mund të jetë predikimi ynë gjithçka tjetër përveçëse teocentrik? Predikimi ynë është një reflektim i teologjisë sonë. Kur teologjia jonë është e fokusuar te Perëndia dhe lavdia e Tij, predikimi ynë do të jetë i njëjtë. Në kulturën tonë narcistike, plot me materializëm, pragmatizëm, dhe relativizëm, një theksim i përqëndruar te Perëndia dhe lavdia e Tij është saktësisht ajo që njerëzit tanë kanë nevojë. Mendjet dhe zemrat tona kanë nevojë të ngrihen lart nga gjërat që shihen dhe të drejtohen në gjërat që nuk shihen dhe janë të përjetshme. A nuk ishte kjo kura për shpirtin e trazuar të Asafit (Psalmi 73)? Ai ishte bërë kaq shumë i fokusuar me veten dhe ngushëllimet e kësaj epoke të tanishme saqë ai u bë ziliqar për të pabesin — kjo, derisa ai hyri në tempullin e Perëndisë. Ishte vetëm kur sytë e tij kaluan nga gjërat e përkohshme te gjërat e përjetshme që mendja dhe zemra e tij u rikalibrua.
Predikimi i fokusuar te Perëndia, gjithësesi, nuk mohon nevojën për predikimin e Krishtit; më tepër, e kërkon këtë. Predikimi i fokusuar te Perëndia duhet nevojshmërisht të fokusohet te Krishti, sepse vetëm kur shohim Krishtin mund ta njohim Perëndinë (Gjoni 1:18). Është vetëm nëpërmjet Krishtit, që ne mund të njohim dhe duam Perëndinë. Jezus Krishti është përmbledhja dhe substanca e të gjithë Shkrimit: “Sepse të gjitha premtimet e Perëndisë janë në të “po”.” (2 Korintasit 1:20). Kjo është arsyeja pse Pali mund t’ju deklarojë me guxim Korintasve, “Sepse e vendosa që të mos di tjetër gjë ndër ju, veç Jezu Krishtit dhe atë të kryqëzuar” (1 Korintasit 2:2); Kolosianëve shkurtimisht ju thotë, “Ne e kumtuam” (Kolosianët 1:28); dhe në të njëjtën kohë ju pohon pleqve të Efesit që ai “nuk u tërhoq për të mos ju treguar gjithë këshillën e Perëndisë” (Veprat 20:27). Jezus Krishti është Ai i dërguar nga qielli (Gjoni 6) për të na çliruar nga kjo epokë e ligë e tanishme dhe të na sjellë të Perëndia. Ai është Emanueli — Perëndia me ne — dhe Ai është Perëndia për ne dhe, me anë të Frymës së tij të Shënjtë, Perëndia në ne.
Vetëm predikimi që është i fokusuar te Perëndia Triun dhe madhështinë e Tij dhe duke shfaqur dashuri për mëkatarët, të demonstruar në Jezu Krishtin, do të kërkojë doksologjinë e përjetshme: “Atij që rri mbi fron dhe Qengjit, i qofshin bekimi, nderi, lavdia dhe sundimi në jetë të jetëve” (Zbulesa 5:13).
Predikimi i fokusuar te Perëndia ekspozon gjërat e kësaj epoke që po kalon si humbje dhe e ngre shpirtin të rrëfejë me Asafin: “Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje. Mishi im dhe zemra ime mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi” (Psalmi 73:25–26). Eshtë vetëm nëse njerëzit e Perëndisë kapin një pamje të Perëndisë në të gjithë lavdinë e Tij të shndritshme që ata do të fillojnë të dëshirojnë për bashkësi të pandërprerë me Të dhe të luten më shumë, “Eja Zoti Jezus” (Zbulesa 22:20). A mund të jetë diçka tjetër më relevante për jetët tona të përditshme sesa predikimi i fokusuar te Perëndia? Dhe a mund të jetë diçka tjetër më e kënaqëshme sesa të shikosh lavdinë e Perëndisë në fytyrën e Jezus Krishtit?