Lista e Vargjeve për Hirin e Parezistueshëm (Hirin Efektiv)

book, pages, sheet-2572101.jpg

1. Besimi dhe Pendesa (po ashtu si zemra e re e cila i prodhon ato) janë në vetvete dhurata të Perëndisë

 

A) Një zemër të re

Ligji i Ripërtërirë 30:6 – Zoti, Perëndia yt, do ta rrethpresë zemrën tënde dhe zemrën e pasardhësve të tu, që ti ta duash Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, dhe kështu ti të jetosh.

Ezekieli 11:19,20 – Dhe unë do t’ju jap atyre një zemër tjetër dhe do t’u shtie përbrenda një frymë të re, do të heq nga mishi i tyre zemrën prej guri dhe do t’u jap një zemër prej mishi, me qëllim që të ecin sipas statuteve të mia dhe të respektojnë ligjet e mia dhe t’i vënë në praktikë; atëherë ata do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre.

Ezekieli 36:26-27 – Do t’ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t’ju jap zemër prej mishi. Do të vë brenda jush Shpirtin tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia 

 

B) Besimi

Gjoni 3:27 – Gjoni u përgjigj dhe tha: “Një njeri nuk mund të marrë asgjë, nëse nuk i është dhënë nga qielli.

Filipianët 1:29 – Sepse juve ju është dhënë hiri për Krishtin, jo vetëm që të besoni në të, por edhe të vuani për të,

2 Pjetri 1:1 – Simon Pjetri, shërbëtor dhe apostull i Jezu Krishtit, atyre që kanë marrë një besim të barasvlefshëm me tonin, me anë të drejtësisë së Perëndisë tonë dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht

Veprat 16:14 – Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën për të dëgjuar gjërat që thoshte Pali

Veprat 18:27 – Dhe mbasi ai donte të shkonte në Akai, vëllezërit i dhanë zemër dhe u shkruan dishepujve që ta prisnin. Si arriti atje, ai i ndihmoi shumë ata, që kishin besuar me anë të hirit

Efesianët 2:8-10 – Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush. Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.

Gjoni 6:63-65 – Éshtë Fryma që jep jetë; mishi nuk vlen asgjë; fjalët që po ju them janë frymë dhe janë jetë. Por janë disa midis jush që nuk besojnë”; Sepse Jezusi e dinte që nga fillimi cilët ishin ata që nuk besonin, dhe cili ishte ai që do ta tradhtonte; dhe thoshte: “Për këtë arsye ju thashë se askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im”.

 

C) Pendesa

Veprat 5:31 – Atë Perëndia e lartësoi me të djathtën e vet dhe e bëri princ dhe shpëtimtar për t’i dhënë Izraelit pendim dhe faljen e mëkateve.

Veprat 11:18 – Si i dëgjuan këto fjalë, ata u qetësuan dhe përlëvduan Perëndinë, duke thënë: “Perëndia, pra, edhe kombeve u dha pendesën për t’u dhënë jetën!”

2 Timoteu 2:25-26 – Duke i mësuar me zemërbutësi kundërshtarët, me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që të njohin të vërtetën, dhe të vijnë në vete, jashtë  nga laku i djallit, që i ka zënë robër për vullnetin e tij.

1 Korintasit 4:7 – Sepse ç’të dallon nga tjetri? Çfarë ke që nuk e ke marrë? Dhe, nëse e ke marrë, pse mburresh sikur nuk e ke marrë?

 

2. Ai shkruan fjalën e Tij mbi (vendos frikën ndaj Tij, etj.) zemrat e njerëzve të Tij

Jeremia 31:33 – “Por kjo është besëlidhja që do të vendos me shtëpinë e Izraelit mbas atyre ditëve”, thotë Zoti: “Do ta shtie ligjin tim në mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrën e tyre, dhe unë do të jem Zoti i tyre dhe ata do të jenë populli im.

Jeremia 32:40 – Do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme; nuk do të largohem më prej tyre dhe do t’u bëj të mira dhe do të shtie në zemrën e tyre frikën, me qëllim që të mos më braktisin

Mateu 16:15-17 – Ai u tha atyre: “Po ju, kush thoni se jam unë?”. Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: “Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë”. Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: “I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej.

Lluka 10:21 – Në të njëjtën orë Jezusi ngazëlloi në Frymë dhe tha: “Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i tokës, sepse ua fshehe këto të urtëve dhe të mençurve dhe ua zbulove fëmijëve të vegjël. Po, o Atë, sepse kështu të pëlqeu ty.

Gjoni 6:45 – Në profetët është shkruar: “Dhe të gjithë do të jenë të mësuar nga Perëndia”. Kushdo, pra, që ka dëgjuar dhe mësuar nga Ati, vjen tek unë.

2 Korintasit 4:6 – Sepse Perëndia që tha: “Le të ndriçojë drita në errësirë”, është i njëjti që ndriti në zemrat tona për t’na ndriçuar në njohurinë e lavdisë së Perëndisë, në fytyrën e Jezu Krishtit.

 

3. Fillimi i shpëtimit është dhënia sovrane e jetës shpirtërore një zemre që kishte qënë e vdekur, duke e bërë atë që të besojë.

1 Gjoni 5:1 – Kushdo që beson se Jezusi është Krishti, ka lindur prej Perëndisë; dhe kushdo që do atë që e ka ngjizur, do edhe atë që ka qenë ngjizur prej tij.

Ezekieli 37:3-6, 11-14– Më tha: “Bir njeriu, a mund të rijetojnë këto kocka?”. Unë u përgjigja: “O Zot, o Zot, ti e di”. 4 Më tha akoma: “Profetizo këtyre kockave dhe u thuaj atyre: Kocka të thata, dëgjoni fjalën e Zotit. Kështu ju thotë Zoti, Zoti, këtyre kockave: Ja, unë po fus te ju frymën dhe ju do të rijetoni. Do të vë mbi ju mishin, do t’ju mbuloj me lëkurë dhe do të shtie te ju frymën, dhe do të jetoni; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti”. Pastaj më tha: “Bir njeriu, këto kocka janë gjithë shtëpia e Izraelit. Ja, ato thonë: “Kockat tona janë të thata, shpresa jonë është zhdukur dhe ne jemi të humbur”. 12 Prandaj profetizo dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të hap varret tuaja, do t’ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im, do t’ju çoj përsëri në vendin e Izraelit. 13 Do të pranoni që unë jam Zoti, kur të hap varret tuaja dhe t’ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im. 14 Do të shtie te ju Frymën tim dhe ju do të jetoni, dhe do t’ju çoj në tokën tuaj; atëherë do të pranoni që unë, Zoti, fola dhe e kam kryer këtë gjë”, thotë Zoti.

Gjoni 1:11-13 – Erdhi te të vetët dhe të vetët nuk e pranuan, por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, të cilët nuk lindën as prej gjakut, as prej vullnetit të mishit, as prej vullnetit të burrit, por prej Perëndisë.

Gjoni 3:3-8 – Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk lind përsëri, ai nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë”. Nikodemi i tha: “Si mund të lindë një njeri kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?”. Jezusi u përgjigj: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk lind nga uji dhe nga Fryma, ai nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. Ç’ka lindur nga mishi është mish; dhe ç’ka lindur nga Fryma është frymë. Mos u mrrekullo që të thashë: “Duhet të lindni përsëri”. Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njeri që është lindur nga Fryma”.

Gjoni 5:21 – Sepse ashtu si Ati ringjall të vdekurit dhe u jep jetë, po kështu edhe Biri i jep jetën kujtdo që do

Efesianët 2:1-5 – Ai ju dha jetë edhe juve, që ishit të vdekur në shkelje dhe në mëkate, në të cilat keni ecur dikur, sipas ecjes së kësaj bote, sipas prijësit të pushtetit të ajrit, sipas frymës që vepron tani në bijtë e mosbindjes, ndërmjet të cilëve edhe ne dikur jetuam në lakmitë e mishit tonë duke i plotësuar vullnetet e mishit dhe të mendjes, dhe ishim prej natyre bij të zemërimit, si edhe të tjerët. Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi, ndonëse ne ishim të vdekur nëpërmjet shkeljeve, na dha jetë bashkë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit)

Jakobi 1:18 – Ai na ngjizi me vullnetin e tij me anë të fjalës të së vërtetës, që ne të jemi nnjëfarë fryt i parë i krijesave të tij.

1 Pjetri 1:3 – Qoftë bekuar Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili sipas mëshirës së tij të shumtë na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ngjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish,

1 Gjoni 2:29 – Në qoftë se e dini se ai është i drejtë, ta dini se kushdo që bën drejtësinë, ka lindur prej tij.

 

4. Ftesave të vërteta të hirit në thirrjen e jashtme të ungjillit mund tu rezistohet nga njerëzit që nuk e kanë këtë zemër të re.

Veprat 17:32-33 – Kur si dëgjuan për ringjalljen e të vdekurve, disa e përqeshën dhe të tjerë thoshnin: “Do të të dëgjojmë përsëri për këtë gjë”. Dhe kështu Pali doli nga mesi i tyre.

 

5. Në fakt, ftesave të vërteta të hirit gjithmonë do iu rezistohet nga njerëz të tillë

Gjoni 10:24-26 – E rrethuan, pra, Judenjtë dhe i thanë: “Deri kur do ta mbash të ngritur mendjen tonë? Nëse ti je Krishti, na e thuaj haptas”. Jezusi iu përgjigj atyre: “Jua kam thënë, por nuk besoni; veprat që bëj unë në emër të Atit tim, ato dëshmojnë për mua. Por ju nuk besoni, sepse nuk jeni nga delet e mia, siç jua kam thënë.

Gjoni 12:37-40 – Por ndonëse kishte bërë shumë shenja para tyre, ata nuk besonin në të, që të përmbushej fjala e profetit Isaia që tha: “Zot, kush i ka besuar predikimit tonë? Dhe kujt iu zbulua krahu i Zotit?”. Prandaj ata nuk mund të besonin, sepse Isaia përsëri tha: “I ka verbuar sytë e tyre dhe i ka ngurtësuar zemrat e tyre, që të mos shohin me sy dhe të mos kuptojnë me zemër, dhe të kthehen dhe unë t’i shëroj”

 

6. Por janë disa që Perëndia i bën që vijnë tëk Ai

Psalmi 65:4 – Lum ai njeri që ti e zgjedh dhe e afron pranë vetes, që të banojë në oborret e tua; ne do të ngopemi me të mirat e shtëpisë sate, me gjërat e shenjta të tempullit tënd.

Psalmi 110:3 – Populli yt do të afrohet vullnetarisht ditën e pushtetit tënd; në madhështinë e shenjtërisë, nga gjiri i agimit, ti do të kesh vesën e rinisë sate.

Gjoni 6:37-40 – Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë, sepse unë kam zbritur nga qielli jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar. Ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë të mos humbas asgjë prej të gjithave që ai më ka dhënë, por t’i ringjall në ditën e fundit. Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ngjall atë në ditën e fundit”.

Romakët 9:15 – Sepse ai i thotë Moisiut: “Do të kem mëshirë për atë që do të kem mëshirë, dhe do të kem dhembshuri për atë që do të kem dhembshuri”

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes