Rilindja prej Perëndisë, shkaku i besimit tonë.

bible, coffee, reading-276067.jpg

Rilindja është shkaku i besimit tonë. Ne kemi besuar sepse ne u rilindëm prej Perëndisë.

Kushdo që beson se Jezusi është Krishti, ka lindur nga Perëndia.” –  1 Gjoni 5:1
“Të gjithë ata që po vazhdojnë të besojnë (pisteuon, një kohë e tashme, veprim i vazhdueshëm) që Jezusi është Krishti kanë lindur (gennesanta, koha e kryer – një veprim tashmë i kryer me efekte që vazhdojnë) prej Perëndisë.”
“Kombinimi i kohës së tashme (gr. ho pisteuon – beson) dhe kohës së kryer është i rëndësishëm. Tregohet shumë qartë se besimi është pasojë, jo shkaku, i lindjes së re. Aktiviteti ynë i tashëm i vazhdueshëm i besimit është rezultat, dhe si pasojë evidenca e përvojës së kaluar e lindjes së re… [Xhon Stot (John Stott) – Tyndale New Testament Commentaries]
“…Ishit të vdekur në shkelje dhe në mëkate…” (Efesianët 2:1) “Ndonëse ishim të vdekur nëpërmjet shkeljeve, na dha jetë bashkë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit)” – Efesianët 2:5
“Meqenëse të krishterët ishin të vdekur, ata së pari duhej të vinin në jetë përpara se ata të mund të besonin (dhe Perëndia e bëri këtë së bashku me Krishtin). Ja pse shpëtimi ynë është vetëm prej hirit.” [ESV Study Bible]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes