Kura Puritane për Epshin! Armët e Luftës dhe Pasojat e Tij!

Kura Puritane per Epshin

Ky është një kompilim i përpunuar i këshillave të 14 Puritanëve se si të merresh me epshin dhe mëkate të ngjashme

Taktikat e Luftës

Shmangni të gjitha tundimet

  • Hulumto për të shmangur të gjitha tundimet për të mëkatuar dhe rastet që do të të nxisin këtë mëkat.
  • Shmang lojërat e turpshme, vallëzimet, këngët, librat, figurat, dhe gjithçka tjetër që mund të ndezë epshin.
  • Shmang çdo shoqëri të ulët dhe të shthurur dhe çdo bisedë të papërshtatshme dhe të pahijshme.

Ji vigjilent

  • Ki vazhdimisht kujdes kundër të gjitha tundimeve.
  • Mbaj një kujdes të rreptë mbi zemrën, mendjen, shpirtin dhe shqisat e tua të jashtme.
  • Ki kujdes sytë e tu, për t’i çuar ato larg gjërave që mund të të ndezin epshin.
  • Ki kujdes veshët e tu, për t’i mbyllur ato ndaj çdo bisede të turpshme.
  • Ki kujdes mendjen tënde, për të shtypur çdo mendim epshi dhe për të larguar çdo imagjinatë të pandershme.
  • Ki kujdes zemrën tënde, për të hequr menjëherë çdo lëvizje të papastër që mund të lindë.
  • Ki kujdes shpirtin tënd, për të kundërshtuar papastërtinë në dëshirat e para të saj, për t’u rezistuar lëvizjeve fillestare të epshit në shpirt.

Armët e Luftës

Ki frikë nga Zoti

  • Puno për të patur frikën e Zotit në zemrën tënde, duke u armatosur me frikën e pranisë dhe gjithëdijshmërisë së Zotit.
  • Ki reflektim të thellë për të fituar një ndjenjë zakoni dhe një përfytyrim të gjallë të pranisë hyjnore, syrit të gjithshikueshëm të Zotit, shenjtërisë së Tij të pafundme, dhe drejtësisë së tij hakmarrëse.

Beso te Krishti

  • Jepja veten tënde, trup dhe shpirt, Jezu Krishtit dhe mëso të jetosh me besim, duke qenë i vetëdijshëm për dobësitë e tua, dhe duke u mbështetur në forcën e premtuar të Tij.
  • Apliko çdo ditë me sinqeritet gjakun e Krishtit për pastrimin e zemrës, duke e pastruar atë nga mëkati, duke e mbushur atë me shenjtëri të vërtetë, dhe për të kryqëzuar lakmitë e mishit.

Ec në Frymë

  • Puno për të marrë Frymën e Perëndisë brenda teje, për të të shenjtëruar dhe për të të sunduar.
  • Varu vazhdimisht te ndihma e Frymës.

Lutu

  • Lutu shpesh dhe me zell kundër këtij mëkati, për t’u ruajtur nga ai dhe të gjitha tundimet ndaj tij.
  • Lutu për ndikimet shenjtëruese të Frymës së Shenjtë, për të nënshtruar çdo mendim epshor.
  • Lutu: “Krijo në mua një zemër të pastër, o Zot.”
  • Lutu: “Largo zemrën dhe sytë e mi nga shikimi i gjërave të kota.”

Medito

  • Studio Fjalën e Zotit çdo ditë, me zell dhe me kënaqësi, duke e mbushur mendjen tënde me meditime të shenjta.
  • Beso dhe apliko premtimet e Shkrimit për pastrimin e zemrës dhe nënshtrimin e paudhësisë.

Ndihma dhe Pengesat

Puna

  • Mos lejo që mishi yt të jetë i plogët dhe i papunë, por ji i zellshëm në thirrjen tënde dhe i zënë në punën tënde, gjithmonë duke bërë ndonjë gjë të mirë.

Moderimi

  • Kujdesu për tepricën në dietën dhe stilin e jetesës; ji i moderuar në ngrënie, pirje, gjumë dhe argëtim.

Agjërimi

  • Mbaj kontroll mbi trupin, kur ka nevojë, me agjërime të shpeshta, veçanërisht nëse ky mëkat të sulmon shpesh.

Martesa

  • Kur mjetet e tjera nuk arrijnë shuarjen e dëshirave përvëluese, kërko që të martohesh në Zotin pa vonesë të panevojshme.
  • Çdo burrë i martuar le të ketë jë dashuri të pastër dhe të plotë për gruan e tij.

Konsiderata të Rëndësishme

Konsidero mëkatin

  • Në vetvete, është një mëkat me të vërtetë i ndyrë, i neveritshëm dhe tepër çnderues për Zotin.
  • Ai çnderon dhe e poshtëron trupin dhe sjell gjykime të tmerrshme nga Zoti.
  • Rëniet në këtë mëkat shpesh janë ndëshkimi i ndonjë mëkati tjetër.

Konsidero rrezikun

  • Nëse e ushqen këtë epsh në zemrën tënde, ai do ta ketë të lehtë fitoren ndaj teje, dhe kur ky mëkat të merr në dorë, nuk mund të përzihet kollaj.
  • Pak njerëz me të vërtetë pendohen për këtë mëkat; dhe këtë me shumë vështirësi.

Konsidero pasojat

  • Ai sjell vetëm një kënaqësi të shkurtër për trupin dhe një shije të gjatë dhe të hidhur për shpirtin.
  • Ai shpesh lë një njollë të paheqëshme mbi karakterin dhe krijon kaos në familje.
  • Ai është shkatërrues për shpirtin në këtë botë deri aty sa që shurdhon ndërgjegjen, lidh dëshirat, verbon mendjen, dhe të bën krejtësisht të papërshtatshëm për bashkësi me Perëndinë, deri sa faji të lahet me anë të aplikimit të gjakut të Krishtit.
  • Ai është shkatërrues për shpirtin në botën tjetër, duke rrezikuar tmerrësisht shkatërrimin e përjetshëm të njerëzve.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes