Janë të pakta influencat që e ndikojnë zemrën e një burri për Perëndinë më shumë sesa gruaja e tij, qoftë kjo për mirë apo për keq. Ajo ose do të inkurajojë devotshmërinë e tij shpirtërore ndaj Perëndisë ose do ta pengojë atë. Ajo ose do të rrisë pasionet e tij për Perëndinë ose do të hedhë ujë të ftohtë mbi to. Çfarë lloj gruaje e inkurajon rritjen shpirtërore të burrit të saj? Fjalët e Urta 31:10-31 jep një profil të gruas që është e denjë për besimin e burrit të saj. Një grua e tillë është mishërimi i urtësisë së vërtetë prej Perëndisë, duke e bërë burrin që t’i besojë asaj me një besim të plotë.
“Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme?” (v. 10). Një grua e tillë është e vështirë që të gjendet. Fjala e virtytshme (hayil) mund të nënkuptojë “forcë, aftësi, vlerë, ose dinjitet.” Kjo grua shëmbëllen secilën prej këtyre cilësive, duke qënë shume e aftë, me karakter fisnik dhe përkushtim të fortë ndaj Perëndisë dhe familjes së saj. Vetëm Perëndia mund ta sigurojë një grua të tillë të virtytshme: “Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mençur vjen nga Zoti” (Fjalët e urta 19:14). “Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti” (18:22). Gruaja e virtytshme është një dhuratë nga Perëndia.
A është çudi që “zemra e burrit të saj ka besim tek ajo” (v. 11)? Burri ka besim sepse “ajo i bën të mira tërë ditët e jetës së tij” (v. 12). Ajo sjell shumë pika të forta në martesën e tyre, ku secila është e përshtatur në mënyrë unike për të plotësuar dobësitë e tij. Dhuntitë e saj menjëherë bëhen fitimet e tij, dhe ajo jep shumë që e bën atë ti besojë?
Shërbimi i saj
Së pari, kjo grua e jashtëzakonshme i shërben atij pa u lodhur. Ajo nuk rri duarkryq, por “gjen lesh dhe li,” dhe “me duart e veta” (v. 13) tjerr fill dhe për të bërë veshje. Ajo është “si anija e tregtarëve” (v. 14), që niset për të gjetur pëlhurën më të mirë, me çmimin më të mirë, në mënyrë që të bëjë rrobat më të mira. Kjo grua vetë-mohuese “çohet që me natë” (v. 15) për të përgatitur ushqimin për familjen. Si një menaxhere e shkëlqyer, ajo mbikqyr “shërbëtorët e saj” ndërsa ata shërbejnë krah saj në shtëpi.
Suksesi i saj
Së dyti, kjo grua inicuese ka një gjykim të shëndoshë kur merret me gjërat e saj të shumta. Ajo me mendjemprehtësi “shikon një arë,” dhe e blen atë. Aty, ajo mbjell një “vresht” (v. 16). Prej vendosmërisë së saj “të fortë” (v. 17), ajo fiton të ardhura për familjen e saj. Tregëtia “shkon mbarë” (v. 18), duke siguruar kështu burime shtesë për të ndarë me të tjerët. Ajo punon mirë deri “natën” me “furkën” dhe “boshtin” e saj (v. 19) për të bërë veshje për familjen e saj.
Sakrifica e saj
Së treti, kjo grua e kujdesshme jep me zemërgjerësi ndaj “të varfërit” dhe “nevojtarit” (v. 20). Ndërsa “bora” afron, i jep familjes së saj. Ajo ka planifikuar që më parë, duke bërë “veshje të dyfishtë” (v. 21) për shtëpinë e saj. Ajo nuk kursen asnjë përpjekje dhe kosto për të siguruar sa më mirë që të mundet. Pasi ka siguruar për të tjerët, kjo grua punëtore bën “mbulesa si sixhade” dhe rroba “për veten” prej “liri shumë të hollë dhe të purpurta” (v. 22). Aftësia e saj për të dhënë rroba të shtrenjta është një provë e qartë e favorit të Perëndisë mbi punët e saj.
Zgjuarsia e saj
Së katërti, virtytet e saj të shumta rrisin vendin e burrit te “porta” (v. 23), ku takohen krerët e qytetit. Me mendje të mprehtë, kjo grua e virtytshme “përgatit,” “shet,” dhe “furnizon” (v. 24) rrobat e bëra. Pavarësisht se është shumë e aftë, ajo nuk konkuron me udhëheqjen e burrit të saj, por i nënshtrohet atij përulësisht—dhe të gjithë e dinë këtë.
Forca e saj
Së pesti, kjo grua e çmuar shikon në të ardhmen me “forcë” dhe “nder” (v. 25). Megjithëse ajo parashikon shumë sfida, ajo prapësëprapë “qesh” (v. 25), me konfidencë pozitive në përkujdesjen providenciale të Perëndisë. Ajo është pritëse që furnizimi i qiellit do të plotësojë çdo nevojë të familjes së saj. Ndërsa njerëzit kërkojnë këshillën e saj, ajo flet fjalë “diturie” dhe “mirësie” (v. 26) ndaj tyre. Megjithësë mund të jetë e zenë jashtë shtëpisë, ajo nuk e neglizhon “shtëpinë e vet” (v. 27).
Epërsia e saj
Së gjashti, ajo është një nënë kaq e tillë saqë fëmijët e saj vërejnë virtytshmërinë e saj dhe “e quajnë të bekuar/fatlume” (v. 28). Burri i saj sheh veçoritë e karakterit të saj në prindërim dhe “e lëvdon.” Ai mburret që ndër gratë, “[ajo] ia kalon të gjithave” (v. 29). Në sytë e tij, nuk ka asnjë që mund të pretendojë të jetë e barabartë me të.
Përshpirtshmëria e saj
Së shtati, madhështia e vërtetë e kësaj gruaje është devotshmëria e saj shpirtërore. Ajo “ka frikë nga Zoti” (v. 30). Vetëm “hiri” dhe “bukuria” janë “i rremë” dhe “i kotë.” Tërheqja e saj e vërtetë për burrin është nderimi dhe frika që ajo ka për Perëndinë. Madje edhe krerët e qytetit “e lëvdojnë” te “porta” (v. 31), duke njohur integritetin e jetës së saj. Burri i saj vlerëson besnikërinë dhe zellin e saj. Ai është burri më i bekuar.
A është vërtet çudi që burri i saj i beson? Realiteti i Perëndisë në jetën e saj e bën atë të denjë për konfidencën e tij të plotë. Sipas çdo vlerësimi, ajo është “kurora e burrit të saj” (12:4). Vetëm Perëndia mund ta sigurojë një ndihmëse të tillë të virtytshme.
A të ka dhënë Perëndia një grua të tillë? A e sheh se si ajo të përshtatet ty specifikisht? A e sheh se si ajo e ka rritur efektivitetin tënd për Perëndinë? Atëhere falendero Perëndinë për një grua të tillë në të cilën zemra jote ka besim.