Kompiluar nga Ann Wood
(Artikulli origjinal mund të gjendet në feminasolagratia.com – Ju lutem, lexojeni artikullin deri në fund. Në fund ka predikime, faqe e burime të tjera.) Disa shembuj mbulesash:
A është mbulimi i kokës biblike? Cfarë thotë Fjala e Perëndisë?
Njëqind vite më parë, shumica e të krishterëve në botën perëndimore ende besonin që gratë duhet të mbulonin kokën e tyre gjatë adhurimit. Nuk kishte fare argumente apo mosmarrëveshje në Kishë për mbulesat e kokës. Gjërat filluan të ndryshojnë kur kisha i përkuli gjurin lëvizjes feministe, arsyetimit sekular dhe teologjisë liberale dhe kështu praktika e mbulimit të kokës që kisha e kishte praktikuar për pothuajse 2,000 vite në përgjithësi u la mënjanë. Përfundimisht kisha e përshtati Biblën me kulturën në vend që kulturën ta përshtaste me Biblën.
Braktisja e urdhërimit të mbulimit të kokës për gratë në adhurim (dhe zbulimi i kokës për burrat) na ka çuar në këtë pikë në kohë ku bota nuk është në gjendje as të na thotë as se çfarë është një grua dhe është e fiksuar te ideologjia transvestite. Kur kisha braktis mësimin e Shkrimit, çfarë pritet të bëjë bota? Ku mund të kthehet bota për të vërtetën nëse Trupi i Krishtit e ka braktisur atë sepse është e papërshtatshme?
Pali e lidhi mbulimin e kokës në adhurim, me praktikën dhe administrimin e duhur të Darkës së Zotit. Këto urdhërime u kaluan në kishat përmes mësimeve të Apostujve dhe Fjalës së shkruar. Sipas Palit, të dyja duhet të mbahen nga kisha universale përgjatë kohës.
Hooser Daddy shprehet në Twitter: “Një fjalë paralajmëruese. Ruhuni dhe shmanguni nga çdo burrë (ose grua) që bën çështje të kulturës, atë që Shkrimi e sheh si çështje të krijimit dhe praktikë universale të kishës. Sot ata do të ndalojnë mbulimin e kokës, nesër do të kenë një grua në foltoren e tyre, ose një burrë në shtratin e tyre.”
Lavdia e Perëndisë është në rrezik në cështjen e mbulesave të kokës në adhurim. Te 1 Korintasve 11: 2-16, Apostulli Pal i kushton 15 vargje cështjes së mbulesave të kokës. Ka më shumë vargje të dedikuara për cështjen e mbulesave të kokës sesa ka për lindjen e virgjër të Krishtit ose mekanikën e pagëzimit, cështje këto për të cilat ne i besojmë Fjalës së Perëndisë (sipas Dr. Michael Barrett). Kur Zoti thotë diçka, ne duhet ta besojmë atë, qoftë një varg apo shumë vargje.
“Nëse jam i/e krishterë, jam i/e detyruar nga ajo që Shkrimi më thotë të bëj.” ~Elisabeth Elliot
————————–
Të qëndrojmë për atë që besojmë:
Brian Sauvé
Një nga mënyrat më të mira për të fituar njerëzit në një pozicion është të jesh i gëzuar në mënyrë këmbëngulëse për të – i sigurt në bindjen tënde dhe jo gjithmonë duke u përpjekur ta debatosh atë në çdo postim në internet. Një nga mënyrat më të këqija për të fituar njerëzit në një pozicion është të jesh shumë i pasigurt për të, dhe nevoja për ta debatuar atë shpesh në çdo mundësi të mundshme është pikërisht kjo – pasiguri. Kjo ka qenë qasja ime me diçka si mbulesat e kokës. Ne nuk e ngrejmë çështjen në kishën tonë, ta promovojmë vazhdimisht, ose të shikojmë me sy të keq gratë që nuk mbulohen. Në vend të këtyre, ne thjesht kemi dhënë një shembull të gëzueshëm dhe kemi dhënë një mbrojtje të arsyeshme kur na pyesin: “Pse e bëni këtë?” Rezultati? Shumë familje e kanë konsideruar argumentin në kohën e tyre, kanë arritur në një bindje – dhe shpesh kanë përfunduar pro-mbulimit të kokës. Mendoj se nëse do të ishin përballur menjëherë me një debat të plotë, do të kishin pasur instinktin “Çdo gjë, përvec asaj që mendojnë ata.” Thjesht ji i durueshëm, mbaji bindjet tuaja fort dhe me gëzim, ji i arsyeshëm dhe lufto instinktin për të bërë që të gjithë rreth teje të bien dakord me gjithçka që mendon në kohën më të shkurtër të mundshme.
R. C. Sproul thotë: “Po sikur, pas shqyrtimit të kujdesshëm të një urdhërimi biblik, ne jemi të pasigurt për karakterin e tij nëse është parim apo zakon? Nëse duhet të vendosim ta trajtojmë në një mënyrë apo në tjetrën, por nuk kemi mjete përfundimtare për të marrë vendimin, çfarë mund të bëjmë? Këtu parimi biblik i përulësisë mund të jetë i dobishëm. Çështja është e thjeshtë. A do të ishte më mirë të trajtonim një zakon të mundshëm si parim dhe kështu të jemi fajtorë në të qënit tepër të zellshëm në përpjekjen tonë për t’i bindur Zotit? Apo do të ishte më mirë të trajtonim një parim të mundshëm si zakon dhe kështu të jemi fajtorë në të qënit të zellshëm në uljen e një kërkese transhendente të Perëndisë në nivelin e një zakoni të thjeshtë njerëzor? Shpresoj që përgjigjja të jetë e qartë.” (Knowing Scripture, fq. 11-12)
Nëse te 1 Korintasve 11, Perëndia urdhëron vendosjen e mbulesave të kokës prej pëlhure në adhurim dhe ne e refuzojmë këtë mësim, jemi në mëkat sepse po refuzojmë Fjalën e Zotit. Por nëse Perëndia nuk e urdhëroi vendosjen e mbulesave të kokës prej pëlhure në adhurim dhe ne gjithësesi e bëjmë, mund të dukemi pak të çuditshëm, por nuk jemi në mëkat sepse nuk po ndryshojmë Fjalën e Zotit; thjesht po veshim një stil veshjeje që të tjerët zgjedhin të mos e veshin. Është ai që refuzon Fjalën e Zotit, dhe jo ai me të cilin të tjerët mund ta konsiderojnë të ketë një shije mode të çuditshme, që ka shumë më tepër për të humbur. Njëri është në mëkat; tjetri jo.
————————-
1 Korintasve
“1 Korintasve 1:1-3: “Pali, i thirrur apostull i Jezu Krishtit, me anë të vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai Sosten, kishës së Perëndisë që është në Korint, të shenjtëruarve në Krishtin Jezus, të thirrur shenjtorë, bashkë me të gjithë ata që në çdo vend e thërrasin emrin e Jezu Krishtit, Zotit të tyre dhe tonit: hir dhe paqe për ju nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.”
“I udhëhequr nga Zoti Jezu Krisht, nëpërmjet frymëzimit të Frymës së Tij të Shenjtë, dhe në parashikim të çdo kundërshtimi të mundshëm ndaj mësimeve në këtë letër, apostulli Pal përfshiu në përshëndetjen e tij një frazë të vogël që nuk gjendet në asnjë nga të gjitha letrat e tjera të tij. Sigurisht që Zoti i së kaluarës, të tashmes, të ardhmes dhe përjetësisë e dinte se fryma e Laodicesë e shekullit tonë të 20-të do t’i shtyjë edhe besimtarët të dyshojnë për rëndësinë dhe relevancën e 1 Korintasve, veçanërisht në çështjen e mbulimit të kokës! Vetëm kjo frazë e vogël duhet të kishte sjellë bindje të menjëhershme, të vullnetshme dhe të përulur ndaj mësimeve në këtë letër, siç ajo ka bërë për pothuajse 2000 vjet, derisa teologjia liberale pushtoi Kishën Ungjillore, dhe madje ndikoi edhe në asambletë e besimtarëve të Dhiatës së Re. Letra drejtuar Romakëve i’u drejtua romakëve, megjithatë ne me të drejtë i pranojmë mësimet e saj si detyruese dhe të zbatueshme për të gjithë besimtarët e të gjitha brezave në të gjitha vendet.”
Asgjë nuk mund të jetë më e qartë se sa që kjo letër nuk ishte e kufizuar ose e kufizuar për besimtarët korintas, por ishte menduar të lexohej, të veprohej, t’i bindej, të ndiqej dhe të praktikohej nga çdo besimtar në çdo asamble në çdo vend në të gjithë periudhën e Kishës. Askush nuk përjashtohet. Koha nuk ka ndikim në të vërtetat e përmbajtura në këtë letër, qoftë nëse shenjtorët jetonin në shekullin e 1-rë apo në shekullin e 20-të. Të gjitha asambletë gjatë epokës së Kishës duhet t’i kushtojnë vëmendje udhëzimit të frymëzuar në letër, dhe Zoti që bëri që të shkruhej nuk pranon asnjë justifikim për mosrespektimin e mësimeve të Tij. Për ta bërë të pamundur që dikush të dyshojë, të vërë në pikëpyetje ose të refuzojë universalitetin e zbatimit të saj, që të gjithë besimtarët e të gjitha periudhave të historisë së Kishës duhet t’i binden udhëzimit të Palit në 1 Korintasve, Pali thekson dhe në mënyrë të qartë deklaron më tej, drejt fundit të letrës së tij (1 Kor 14:37) “gjërat që po ju shkruaj janë urdhërimet e Zotit”.
—————————
1 Korintasve 11:1-16
“1. Më imitoni mua, ashtu si unë jam imitues i Krishtit.
2. Dhe unë po ju lavdëroj, vëllezër, që më kujtoni në të gjitha gjërat dhe i zbatoni porositë ashtu siç ua kam transmetuar.
3. Por dua që të dini se kreu i çdo njeriu është Krishti, edhe kreu i gruas është burri; edhe kreu i Krishtit është Perëndia.
4. Çdo burrë, kur lutet ose profetizon kokëmbuluar, turpëron kryet e tij.
5. Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar.
6. Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t’ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.
7. Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit,
8. sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri,
9. edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin.
10. Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi kryet.
11. Gjithsesi në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin,
12. sepse sikurse gruaja vjen nga burri, ashtu edhe burri lind nëpërmjet gruas, dhe çdo gjë vjen nga Perëndia.
13. Gjykoni ndër veten tuaj. A i ka hije gruas t’i lutet Perëndisë pa u mbuluar?
14. Po vetë natyra, a nuk ju mëson se, në qoftë se një burrë i mban flokët të gjata, kjo është çnderim për të?
15. Por në qoftë se gruaja i ka flokët të gjata, kjo është lavdi për të, sepse flokët i janë dhënë asaj për mbulesë.
16. Por në qoftë se ndokush mendon të kundërshtojë, ne s’kemi zakon të tillë, as kishat e Perëndisë.”
Te 1 Korintasve 1:3, Apostulli Pal i drejtohet “të gjithë atyre që në çdo vend thërrasin emrin e Jezu Krishtit, Zotit tonë” dhe te 1 Korintasve 11:1 ai u bën thirrje besimtarëve “Më imitoni mua, ashtu si unë imitoj Krishtin.” Në këtë mënyrë paraqitet dyfish ideja që kjo letër nuk ishte për një kohë apo vend të veçantë, por për të gjithë ata që dëshirojnë t’i binden Krishtit, në të gjitha vendet dhe kohët, siç bëri Pali. Por Pali shkon edhe më tej. 1 Korintasve 14:37 thekson se “gjërat që po ju shkruaj janë urdhërimet e Perëndisë“. Kështu Pali e bën të pamundur keqkuptimin për ata që dëshirojnë të kenë të kuptuar: Atë që ai ka shkruar, e ka shkruar si urdhërim të Perëndisë. Kjo është e zbatueshme për të gjithë letrën drejtuar Korintasve. Te 1 Korintasve 11:2-16, Pali e quan mësimin e tij mbi mbulesat e kokës pjesë e urdhërimeve që u kishte dorëzuar Korintasve. Fjala në shqyrtim është urdhërime – παράδοσις, εως, ἡ ose paradosis. Kjo do të thotë një dorëzim ose kalim, një traditë, një mësim, veçanërisht i doktrinës nga një mësues ose autoritet tjetër për ata që ishin nën të.”
“Kjo frazë “traditat siç jua dorëzova” përdor fjalën greke paradosis, që do të thotë “një dorëzim, transmetim” (Liddel & Scott), “një dorëzim ose kalim, një traditë.” (NAS Greek) Fjala shfaqet dy herë në atë frazë dhe mund të jepet si “gjërat e dorëzuara, unë jua dorëzova.” Shkrimi njeh vetëm dy lloje traditash të dorëzuara. Ai ndalon çdo nënshtrim qoftë edhe për një moment ndaj “traditave të njerëzve” (Mateu 15:1-9; Marku 7:1-13; Kolosianëve 2:8), por i trajton si të pagabueshme dhe detyruese traditat e dorëzuara nga apostujt (2 Thes. 2:15; 3:6).” nga Glory and Coverings nga Phillip Kayser
Në Dhiatën e Re, një urdhërim konsiderohet detyrues. Ajo përdoret në vende të tjera në Dhiatën e Re në lidhje me urdhërimet apostolike. 1 Thesalonikasve 2:15 dhe 1 Thesalonikasve 3:6 përdorin po këtë fjalë; ajo përdoret gjithashtu në vende të ndryshme të tjera në Dhiatën e Re.
Charles Hodge thotë për paradosis, “Në lidhje me rregullin e besimit, ajo nuk përdoret kurrë në Dhiatën e Re përveçse për udhëzimin e menjëhershëm të njerëzve të frymëzuar.” Traditat e apostujve nuk janë asgjë më pak se Fjala e Perëndisë, të frymëzuara nga Fryma e Shenjtë. Kështu kuptimi i përmbajtur në këtë fjalë është ai i një urdhri. Pra, Pali po shpjegon urdhrat që u ka dhënë korintasve dhe po korrigjon keqkuptimin dhe mosbindjen e tyre ndaj atyre urdhrave.
Mësimet e Palit për mbulesat e kokës janë si për burrat ashtu edhe për gratë. Pali mësoi se të gjithë burrat, të rinj apo të vjetër, të martuar apo beqarë, duhet të kenë flokë të shkurtra (vargu 14) dhe kokat e tyre nuk duhet të mbulohen gjatë adhurimit (vargu 4). Ndërsa gratë, të gjitha gratë, të reja apo të vjetra, të martuara apo beqare, urdhërohen të kenë flokë të gjata sepse u janë dhënë për lavdinë e gruas (vargu 15) dhe të mbulohen (fjala e përdorur këtu është për një mbulim pëlhure të hedhur mbi kokën e saj) gjatë mbledhjes së adhurimit (vargjet 5, 6 dhe 13). (Fjala për gruan në këtë pasazh nuk ka asnjë nyje, duke treguar për femrat në përgjithësi – sipas Phillip Kayser.)
Sipas Dave Forsyth: 1 Kor. 11:1-16 gjithashtu mëson kryesinë e besëlidhjes në familje, nën Krishtin, e cila lidh së bashku mësimin e Palit për Darkën e Zotit te 1 Kor. 10:1-22 dhe atë që vijon te 1 Kor. 11:17-34. Kjo është një pjesë e rëndësishme e argumentit të Palit që të krishterët e reformuar shpesh e kanë anashkaluar, duke na bërë ta interpretojmë 1 Kor. 11:17-34 si një tekst të pavarur. Kryesia e besëlidhjes dhe pjesëmarrja në festimin me Krishtin në Tryezën e Tij shkojnë dorë për dore.
.…….
Pjesa për mbulesat e kokës nuk është aty rastësisht; është në një pjesë që merret me adhurimin publik. Pjesa tjetër që Pali shkruan është për Darkën e Zotit.
Pali përdor disa argumente te 1 Korintasve 11 kur paraqet urdhrin e Perëndisë në lidhje me mbulesat e kokës. Apostulli argumenton për mbulesat e kokës bazuar në 1) rendin e krijimit, 2) për shkak të engjëjve, 3) natyrën dhe 4) praktikën e kishës. Asnjëherë ai nuk i referohet zakonit të atij vendi (megjithëse ky është shpesh argumenti i përdorur nga kisha sot, edhe pse i gabuar). Ai nuk thotë se është kulturore, e përkohshme, pa rëndësi, ose vetëm për korintasit. Përkundrazi, siç u vu re, është për “të gjithë ata që në çdo vend thërrasin emrin e Jezu Krishtit, Zotit tonë” që e duan Perëndinë dhe dëshirojnë të “Më imitoni mua, ashtu siç unë imitoj Krishtin.“
“Ajo që mbrojtësit e ‘interpretimit kulturor’ po thonë ironikisht është se Pali po urdhëronte që të krishterët korintas t’ua nënshtronin ndërgjegjet e tyre traditave të njerëzve, pavarësisht faktit se Pali kishte thënë më parë, “që të mësoni në ne të mos mendoni përtej asaj që është shkruar” (4:6). Pali kurrë nuk do të kishte imponuar tradita njerëzore në gjuhën e etikës (“nuk duhet” [v. 7], “duhet” [v. 10], “imitoni Krishtin” [v. 1], etj.). Kjo do të shkelte thënien e Krishtit: “më kot më adhurojnë, duke mësuar si doktrina urdhërimet e njerëzve” (Mateu 15:9). Ose është një urdhërim i njerëzve (kulturë) ose një urdhërim i Perëndisë.”
Shënimet e Biblës së Gjenevës: “Kundër atyre që janë kokëfortësisht grindavecë ne duhet të kundërshtojmë këtë, se kishat e Perëndisë nuk janë grindavece (Komentari mbi 1 Korintasve 11:16).”
Te 1 Korintasve 11: 2-16, a shkroi Pali 14 vargje duke udhëzuar kishën në mësimin e mbulimit të grave dhe zbulimit të burrave dhe pastaj thjesht tha “nuk ka rëndësi”? Sigurisht që nuk ka kuptim që një Apostull të kundërshtonte kaq shumë veten në Fjalën e shenjtë. Por shpesh na thuhet se në vargun 16, Pali po mohon nevojën që gratë të mbulohen në adhurim. Por ai nuk po e bën këtë. Kjo do të thoshte se ai ishte me dy mendje, diçka që Shkrimi e dënon. Pali nuk po thotë bëni si të doni ose mos u shqetësoni nëse nuk doni; përkundrazi, ai po thotë se të gjitha kishat në Krishterim po ndjekin këtë mësim, kështu që nëse jeni grindavecë dhe po përpiqeni të thoni “jo” ndaj kësaj, atëherë po qëndroni kundër një urdhri të drejtpërdrejtë dhe po bëni atë që askush tjetër në Krishtërim, asnjë kishë tjetër, nuk po e bënte. Jeni të vetëm në mohimin e urdhrit Apostolik.
————————————–
Tanner Cartwright
Pozicioni im për mbulesat e kokës (format i gjatë)
Pak kohë pas martesës unë dhe gruaja ime arritëm në përfundimin se mbulesat e kokës ishin një urdhër nga Shkrimi dhe se burrat nuk duhet ti mbulojnë kokat e tyre në adhurim por gruaja duhet të mbulojë kokën e saj. Shkova te pastori ynë në atë kohë (një pastor SBC me 40 vjet në shërbesë) dhe ai më tha se nuk e kishte shqyrtuar kurrë këtë cështje. Pyeta një vëlla tjetër që e respektoja dhe gjithçka që më tha ishte se duhej të “kontrolloja zemrën time” sepse të gjithë e dimë se si dëshira për t’iu bindur Shkrimit mund të jetë një gjë e keqe (sarkazëm dhe falë Tim Keller-it kjo) Kështu që pas gjithë kësaj ndihme thjesht shkova te Fjala dhe kalova shumë kohë te 1 Korintasve 11 dhe përgjatë viteve ndërsa kam folur me vëllezër të ndryshëm, kam lexuar nga burra të vjetër që tashmë kanë vdekur, kam studiuar historinë e kishës dhe e kam studiuar pasazhin shumë herë dhe kështu ja ku është një polemikë e shkurtër mbi kundërshtimet e zakonshme ndaj mbulesave të kokës në ditët tona.
- Është Kulturore:
Nëse përmendni ndonjëherë mbulesat e kokës në ndonjë grup do ta dëgjoni këtë… është me të vërtetë argumenti më i zakonshëm në ditët tona. Pali jep tre arsye për urdhrin e tij. Në vargun 7 ai thotë se një burrë nuk duhet të mbulojë kokën e tij sepse ai është shëmbëlltyra dhe lavdia e Perëndisë. Në vargun 10 ai thotë se gruaja duhet të mbulojë për shkak të engjëjve (ose lajmëtarëve). Në vargjet 13-15 ai e forcon argumentin e tij duke drejtuar te natyra. Do të vini re se asnjë nga këto arsye nuk ka të bëjë me kulturën, por janë të përhershme.
Lavdia e Perëndisë
Mbikëqyrja e kishës
Natyra
Këto nuk kufizohen në asnjë kohë apo vend, por janë universale. Nëse mund ta lëmë mënjanë këtë urdhërim kaq lehtë, ne mund të lëmë pothuajse çdo urdhër në Dhiatën e Re. Ne kemi gjithashtu një problem kur themi se është thjesht kulturore dhe kjo është se ajo ende simbolizon të njëjtën gjë sot (të paktën në kishë) siç ka bërë për më shumë se dy mijë vjet (gratë mbanin shall lutjeje shumë përpara kishës së hershme) dhe ne ende e dimë se burrat duhet të zbulojnë kokat e tyre në adhurimin e përbashkët.
- Mbulesa për të cilën flet Pali është floku i gruas:
Mbështetësit e këtij argumenti do të tregojnë vargun 15 ku Pali e quan flokun “një mbulesë”, por është e qartë se ka një dallim midis “mbulesës” së nevojshme për adhurimin e përbashkët dhe flokut të saj si një mbulesë natyrale. Vargu 15 nuk është një përmbledhje, por më tepër një argument nga natyra. Te Vargjet 14-15 Pali po bën një apel ndaj natyrës për të forcuar argumentin e tij… nëse ai donte të thoshte se një grua duhet të ketë flokë (ose flokë të gjatë) ai mund ta kishte bërë këtë mjaft lehtë, por kjo nuk është ajo që ai bën. Ai tregon se edhe natyra na tregon se gratë duhet të kenë flokë të gjatë sepse ka një realitet bazik të një gruaje që ka nevojë për një mbulesë… dhe ky nuk është argumenti që ai ka bërë te Vargjet 1-13. Flokët e gjatë nuk janë një simbol i nënshtrimit, por i pozicionit natyror sipas pasazhit dhe të bësh një lidhje nga Vargu 15 e mbrapa është thjesht mbrapa. Nëse pasazhi po flet për flokë/flokë të gjatë pse Pali thotë në Vargun 5 se është turp për të të jetë e pambuluar NDËRSA lutet ose profetizon (adhurim i përbashkët)? Te Vargu 6 ai thotë se nëse ajo nuk do të mbulojë kokën e saj, ajo duhet të presë flokët e saj. A po thotë ai vërtet se nëse ajo nuk ka flokë/flokë të gjatë, ajo duhet të presë flokët/flokët e gjatë. Nuk ka absolutisht asnjë kuptim. Problemi tjetër me thënien se i referohet flokëve të gjatë është problemi i dukshëm se çfarë konsiderohet shumë e shkurtër për një grua dhe shumë e gjatë për një burrë? Dhe si mund të jetë kjo diçka që duhet t’i bindemi posaçërisht kur lutemi dhe profetizojmë (adhurimi i përbashkët) kur flokët e gjatë kundrejt të shkurtrave nuk është diçka që mund t’i bindemi për një kohë të caktuar, por duhet të jetë një gjë e gjithë kohës. Një lexim i thjeshtë i pasazhit nuk na çon të mendojmë për flokë/flokë të gjatë.
- Mbulesat e kokës duhet të mbahen nga gratë gjatë gjithë kohës:
Baza e këtij argumenti është për shkak se ne jemi urdhëruar të lutemi vazhdimisht dhe kështu një grua duhet të mbulohet gjatë gjithë kohës në mënyrë që të mos lutet kurrë e pambuluar. Ka dy arsye pse besoj që kjo është e gabuar. Konteksti i 1 Korintasve 11 është adhurimi i përbashkët. Unë besoj se arsyeja për të thënë se ajo duhet të mbulohet kur “lutet ose profetizon” është për të treguar adhurimin e përbashkët. Pali thotë 3 kapituj më vonë në Korintasve 14 se gratë duhet të jenë të heshtura në kishë dhe te 1 Timoteut 2:12 “Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje.” Kjo do të përjashtonte profetizimin në adhurimin e përbashkët (konteksti i Kor 11) pra çfarë do të thotë ai? Ka një kuptim në të cilin të gjithë në kishë luten dhe profetizojnë dhe kjo është në mënyrë të përbashkët. Kur pastori predikon fjalën (profeci) ka një kuptim në të cilin kisha si trup po profetizon. Kur një burrë udhëheq kishën në lutje është e drejtë të thuash se e gjithë kisha po lutet.
- Nuanca:
E kuptoj plotësisht se kjo është një temë e vështirë për shumë dhe ndërsa jam shumë i bindur për të, nuk besoj se duhet të jetë një pikë ndarjeje. Burrat dhe gratë në të njëjtin trup mund të besojnë ndryshe për këtë dhe ende të kenë bashkësi dhe ta duan njëri-tjetrin. Kurrë nuk e kam bërë këtë një pikë ndarjeje dhe nuk kam ndërmend ta bëj në të ardhmen. Ka nga ata që besojnë se një mbulesë ishte kulturore dhe se ky urdhër për të treguar nënshtrim në kontekstin e adhurimit mund të zbatohet në ndonjë mënyrë moderne kontekstuale. Ka gjithashtu nga ata që janë plotësisht të bindur se po flet për flokë të gjatë. Unë nuk pajtohem dhe nuk e shoh, por burra që i respektoj mbajnë këto pikëpamje. Gjithashtu e kuptoj se jam më i bindur nga historia sesa shumë të tjerë dhe fakti që shumica dërrmuese e rrëfimeve të krishtera për 2000 vjet kanë besuar se gratë duhet të mbulohen në adhurim ka më shumë peshë për mua sesa do të ketë për njerëz të tjerë. Pavarësisht nëse pajtoheni apo jo me pozicionin tim, ne duhet të jemi të mëshirshëm ndaj njëri-tjetrit dhe të kujdesemi të ecim me trupin në dashuri dhe butësi.
Besimi im për këtë temë nuk pasqyron bindjen e udhëheqësisë së Refchurch.
Me dashuri në Krishtin.
———————————
James Kinsella
Kjo bisedë ka një nivel rëndësie që shumica nuk e kuptojnë për shkak të asaj që është në rrezik:
Lexoni pasazhin… është i lavdishëm por i injoruar nga shumica e kishës në ditët tona.
Kryesia dhe lavdia!
Dhe gjithashtu për shkak të sulmit të palodhur të kulturës sonë DHE kishës kulturore kundër burrërisë/feminitetit dhe kryesisë… ne duhet të bëjmë një hap prapa dhe të pyesim… pse nuk e praktikojmë këtë traditë të kishës siç është praktikuar në mbarë botën që nga ditët e Palit… dhe a jemi të sigurt që nuk është për shkak se feministet liberalë arritën ta heqin këtë praktikë nga kisha (madje edhe Wikipedia pajtohet me këtë).
Dhe sulmi ndaj 1 Korintasve 11 është në fund të fundit një sulm ndaj kishës… dhe kreut tonë… Jezu Krishtit. Kisha në ditët tona duhet të kthehet në Fjalën e Perëndisë dhe me kënaqësi t’i bindet çfarëdo që Zoti do të na kërkonte… popullit të Tij… pavarësisht nga ajo që thotë apo bën kjo botë apo kisha mishërore.
———————————-
Pastori Jerrold H. Lewis thotë, “Në 100 vitet e fundit, një doktrinë 2000-vjeçare është hequr pothuajse plotësisht nga shumica e kishave të Reformuara, nga një element i vetëm kontrollues – kultura. Doktrina që është braktisur është përdorimi i mbulesave të kokës në adhurimin publik.
Eshtë fakt që vetëm 50 vite më parë, nuk kishte shumë rëndësi se cilën Kishë frekuentoje (Baptiste, Katolike Romake, Metodiste, Anglikanë, Presbiteriane, apo të Reformuar), të gjitha gratë mbanin një mbulesë koke në adhurimin publik. Por sot zor se ka ndonjë kishë në Kulturën Perëndimore që e praktikon këtë, edhe nëse ndonjë e praktikon, nuk e praktikon në mënyrë konsistente. Kur bëni pyetjen “Pse nuk besoni që veshja e një mbulese koke është biblike?”, ti përballesh me një përgjigje uniforme, “Sepse ishte një praktikë kulturore dhe kultura jonë nuk kërkon më një mbulesë koke.” Por atëhere pyetja që duhet të marrë përgjigje është a janë mbulesat e kokës kulturore apo një kërkesë për adhurimin e përbashkët?
——————————–
Historia e kishës dhe mbulesa e kokës
Për pothuajse 20 shekuj, kisha universale ishte besnike për të praktikuar mbulimin e kokës. Ndërsa vazhdojmë më tej, do të shohim se çfarë kanë thënë disa nga etërit e kishës, Reformatorët dhe Puritanët për mbulesën. Do të hedhim gjithashtu një vështrim se çfarë kanë thënë burrat në dy shekujt e fundit.
Kisha e Anglisë nuk e revokoi ligjin kanonik që kërkonte që gratë të mbulonin kokat e tyre për Kungimin deri në vitin 1942. Praktika e mbulimit të kokës ende vëzhgohet në shumë pjesë të Evropës, Amerikës së Jugut, Afrikës dhe Azisë. Në Shtetet e Bashkuara, ishte praktika e kishës deri në mes-fund të shekullit të 20-të. Pse pushoi praktika në Shtetet e Bashkuara? Me një fjalë: Lëvizja feministe.
Mbulimi i kokës është një simbol i kryesimit mashkullor dhe feministet e urrejnë këtë. Feministet gjithmonë i kanë parë mbulesat e kokës si “shtypje” të grave. Për shkak se ato besonin se mbulesat e kokës ishin shtypëse dhe një simbol i kryesimit mashkullor (diçka që ato e përcmonin), feministët luftuan që gratë ta braktisin mbulesën dhe, për fat të keq, ato patën sukses në këtë gjë.
Janë të pakta gratëqë ende e praktikojnë mbulimin e kokës në kishën perëndimore. Për shumë vajza, praktika e mbulimit të kokës është një simbol arkaik që nuk ka vend në kishat tona sot. Disa argumentojnë se vetë simboli ishte simbolik dhe mund të zëvendësohet lehtësisht sot me një simbol si unaza e martesës. Disa të tjerë mendojnë se burri është mbulesa e gruas dhe të tjerë se flokët e gruas janë mbulesa e saj. Këto janë vetëm disa nga argumentet që bëhen nga kisha moderne.
Kur Satani iu afrua Evës dhe e pyeti, “A tha vërtet Perëndia?” ajo nuk mund t’i përgjigjej. Ajo filloi të dyshonte dhe të vinte në pikëpyetje Perëndinë. Kur ne vëmë në dyshim Fjalën e Tij, ne po bëjmë të njëjtën gjë. Ne duhet ta njohim Fjalën e Perëndisë dhe ta nderojmë atë që ajo, jo opinioni, dëshirat, apo kultura, është ajo që na ndikon.
Ndërsa lëvizja e grave merrte vrull, gjithnjë e më pak gra mbanin mbulesa koke. Feminizmi mësoi se mbulesat e kokës ishin shtypëse dhe të vjetruara. Gratë rebeluan ashtu siç bëri Eva, dhe burrat kapitulluan ashtu siç bëri Adami.
Mbulesat e kokës dukej se ishin bërë diçka që thjesht gratë e bënin. Pak mund ta shpjegonin apo ta mbronin këtë praktikë. Ndërsa gratë ngrinin zërin dhe bënin presion, burrat, ose të paditur nga ana biblike ose të hutuar ose jo të gatshëm për të qëndruar mbi Shkrimin e Shenjtë, u shembën. E ndërsa kjo ndodhte me ta, feministët fituan besim dhe më shumë fuqi.
Kur një doktrinë merret si e mirëqenë, arsyetimi pas të vërtetës së Shkrimit shpesh nuk theksohet më ose nuk mësohet. Njerëzit thjesht e pranojnë si të vërtetë pa menduar pse është e vërtetë ose si ta shpjegojnë apo mbrojnë nga Shkrimi. Pastaj kur përballen me nevojën për ta shpjeguar apo mbrojtur, ata nuk munden ta bëjnë këtë. Kjo i jep armikut të shpirtrave tanë hapësirën që i nevojitet për të sulmuar të vërtetën e Shkrimit. Kjo është ajo që i ndodhi doktrinës së mbulimit të kokës.
Në lidhje me mbulesat e kokës, kur feministët filluan të rebelonin dhe kundërshtonin praktikën, të paktë ishin udhëheqësit e kishës, burrat, apo etërit që kishin ndonjë të kuptuar të vërtetë biblike për arsyet e praktikës e grave që i mbanin ato. Kur erdhi koha për të mbrojtur Shkrimin, pak burra mundën ose kishin dëshirë ta bënin këtë gjë.
Disa burrave thjesht u mungonte guximi shpirtëror për të qëndruar kundër grave luftarake. Të tjerëve thjesht nuk u bëhej vonë. Shumë prej tyre ishin të lumtur ta sillnin kishën në atë që ata e shihnin si kohë moderne. Me kalimin e kohës, mbulimi i kokës u hodh në koshin e plehrave të historisë së kishës, dhe, deri në vitet 1970, ato pak gra që ende i mbanin shikoheshn se po bënin një gjest të bukur por po mbaheshin në mënyrë të panevojshme në të kaluarën.
Mbulimi i kokës nga gratë ishte norma në mbarë botën për pjesën më të madhe të historisë së kishës. Fotot e bëra në vitet 1950 në fushatat e Billy Graham tregojnë pothuajse të gjitha gratë që mbanin mbulesa koke të llojeve të ndryshme. Deri në vitet 1970 kjo kishte ndryshuar. Në një kohë kur mbështetjes për barazi, të drejtat e grave dhe feminizmin rritej, mbështetja për gratë si Krishti që mbanin mbulesa koke në bindje ndaj Zotit të tyre u zhduk pothuajse plotësisht.
————————————–
Rebelimi ndaj Mbulesave në kohën e Pashkëve
Në vitin 1969 Organizata Kombëtare e Grave (NOW) organizoi atë që ato e quajtën “Zbulimi Kombëtar” i grave të dielën e Pashkëve. Për të protestuar kundër asaj që ato e shihnin si shtypje dhe abuzim të grave nga feja e organizuar, ato inkurajuan gratë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të dërgonin mbulesat e tyre të kokës në mënyrë që ti digjnin.
Gazetat Shkruajnë: 1. Gratë përdorin të Dielën e Pashkës të Protestojnë Rregullin e Kishës e Mbulimit të Kokave
2. Gratë luftojnë rregullin e mbulimit të kokës 3. 15 Gra nuk i binden Kishës pë Mbulimin e Kokës.
Organizata Kombëtare për Gratë, Dhjetor 1968: “Për shkak se veshja e një mbulese koke nga gratë në shërbesat fetare është një simbol i nënshtrimit në shumë kisha, Organizata e Grave rekomandon që të gjithë të përpiqen t’i bëjnë të gjitha gratë të marrin pjesë në një “zbulim kombëtar” duke dërguar mbulesat e tyre të kokës te kryetari i grupit të punës. Në takimin e pranverës së grupit të punës për gratë dhe fenë, këto vello do të digjen publikisht për të protestuar kundër statusit të klasit të dytë të grave në të gjitha kishat.”
“Mary Ann Lupa, anëtare e komitetit drejtues shtetëror të Organizatës së Grave (N.O.W.) shpjegoi se mbulimi i grave historikisht simbolizon nënshtrimin e tyre. Duke hedhur poshtë argumentet tradicionale biblike, ajo vuri në dukje se autorët e Shkrimit të shenjtë flisnin nga konteksti i tyre historik duke arritur në përfundimin se gratë janë qenie njerëzore inferiore. Kjo pikëpamje e gabuar për gratë është përgjegjëse për rolin e nënshtruar të grave në kishat.
Nancy Kosterman tha, “Gratë e të gjitha kishave nuk do të vazhdojnë të tolerojnë statusin e klasit të dytë. Gratë janë të lodhura nga kryerja e të gjitha detyrave të vogla brenda kishave të tyre dhe nga mungesa e zërit në politikat apo në adhurim”.
Pashkët, sezoni i jetës së re, u zgjodh nga folëset për të dramatizuar refuzimin e grave ndaj pozicionit të tyre të vjetër të inferioritetit në kishat dhe për të dëshmuar për jetën e tyre të re të barazisë. Ajo shtoi se kisha Shën Gjoni ishte një vend i përshtatshëm që gratë të deklaronin këtë jetë të re në përgjigje të një incidenti që ndodhi të dielën e kaluar. Një grua u qortua publikisht nga foltorja nga folësi i shërbesës për mëkatin e mosmbulimit të kokës së saj. Asaj iu tha se prania e saj nuk ishte e dëshiruar nëse ajo refuzonte këtë simbol të nënshtrimit. N.O.W. u bëri thirrje të gjitha grave të vendosin që nga tani të bashkohen në këtë veprim të parë të “Zbulimit Kombëtar” të të gjitha grave në të gjitha kishat në të gjithë kombin.”
—————————–
Pse e kemi ndryshuar pikëpamjen tone për mbulesat e kokës?
R.C. Sproul besonte fort në lidhje me domosdoshmërinë e grave për të mbajtur mbulesa koke. Ai citohet të ketë thënë,
“Veshja e mbulesave të kokës prej pëlhure në adhurim ishte universalisht praktika e grave të krishtera deri në shekullin e njëzetë. Çfarë ndodhi? A gjetëm papritur ndonjë të vërtetë biblike ndaj së cilës shenjtorët për mijëra vjet ishin të verbër? Apo pikëpamjet tona biblike për gratë u gërryën gradualisht nga lëvizja moderne feministe që ka depërtuar në Kishën e Jezu Krishtit e cila është “shtylla dhe mbështetja e së vërtetës.”
Më shqetëson që zakoni ose tradita e gruas që mbulon kokën në Amerikë nuk u zhduk derisa pamë një revoltë kulturore kundër autoritetit të burrit mbi gruan jo vetëm në shtëpi ose në kishë, por në të gjithë kulturën dhe më frikëson që po marrim udhëzim jo nga Shkrimet, por nga kultura ose moda ku jetojmë.”
————————–
Fjala e Zotit nuk ndryshon
Bartel Elshout
Ka një numër denominacionesh të Reformuara në Amerikën e Veriut dhe Holandë që tani mbështesin gratë në pozita kishtare. Fakti shqetësues është se duket se në disa raste rruga drejt kësaj pozite jobiblike filloi me refuzimin e mësimit të 1 Korintasve 11:1-16 në lidhje me përdorimin e urdhëruar hyjnisht të mbulimit të kokës së gruas në adhurimin publik. Sapo simboli i mbulimit të kokës u refuzua (së bashku me të gjitha implikimet e tij teologjike), u bë një hap i parë që në fund çonte drejt mësimit se gratë duhet të lejohen gjithashtu të mbajnë pozita autoriteti në kishë si mbajtëse të posteve.
Bob Deffinbaugh
“Zgjidhja për legalizmin është të vazhdosh t’u bindesh rregullave, të mbash urdhërimet e Perëndisë, por ta bësh këtë gjithmonë në dritën e parimeve që qëndrojnë pas tyre. Gratë duhet të mbulojnë kokat e tyre sepse Pali i urdhëron ato, dhe për shkak të parimeve të kryesimit dhe dallimeve sovrane të Perëndisë. Legalizmi është mbajtja e rregullave për hir të rregullave. Liria e krishterë është mbajtja e rregullave për hir të Perëndisë, dhe me një zemër dhe mendje që kërkon më shumë se gjithçka t’i pëlqejë Atij duke i’u bindur urdhërimeve të Tij.”
Charles Spurgeon
“Ne nuk do ta përshtatim Biblën tonë me epokën; por para se të kemi mbaruar me të, me hirin e Zotit, ne do ta përshtatim epokën me Biblën.” (“Fuqia e Predikuesit dhe Kushtet për ta Marrë atë”, në Një Shërbesë e Plotë, f. 318.).
John Calvin
“Ne dimë si t’i dallojmë personat grindavecë. Një person grindavec është ai që nuk i intereson se çfarë ndodh me të vërtetën. Të këtij përshkrimi janë të gjithë ata që, pa asnjë nevojë, shfuqizojnë zakone të mira dhe të dobishme, ngrenë mosmarrëveshje në lidhje me çështje që nuk janë të dyshimta, dhe që nuk u nënshtrohen arsyetimeve.”
Dr. Martyn Lloyd-Jones
“Problemi rrënjësor, madje edhe mes Ungjillorëve të mirë, është dështimi ynë për t’i kushtuar vëmendje mësimit të qartë të Shkrimit. Ne pranojmë atë që mëson Shkrimi për aq kohë sa i intereson doktrinës sonë; por kur vjen puna te praktika, ne shumë shpesh nuk e marrim Shkrimin si udhëzuesin tonë të vetëm. Kur vjen puna te ana praktike, ne përdorim teste njerëzore në vend të atyre biblike. Në vend që të marrim mësimin e qartë të Biblës, ne debatojmë me të.”
Skocezi David Dickson
“Por në qoftë se kush mendon”(1 Kor 11:16). Një person grindavec është një person humori i të cilit e shtyn atë të nxisë mosmarrëveshje, dhe nuk i intereson se çfarë ndodh me të vërtetën. Të këtij përshkrimi janë të gjithë ata që, pa asnjë nevojë, shfuqizojnë zakone të mira dhe të dobishme – ngrenë mosmarrëveshje në lidhje me çështje që nuk janë të dyshimta – që nuk u nënshtrohen arsyetimeve – që nuk mund të durojnë që dikush të jetë mbi ta… Sepse ne nuk duhet gjithmonë ta konsiderojmë si grindavec njeriun që nuk pajtohet me vendimet tona, ose që guxon të na kundërshtojë; por kur temperamenti dhe kokëfortësia shfaqen, le të themi me Palin se grindjet janë në kundërshtim me zakonin e Kishës” (Koment mbi 1 Korintasve 11:16).
—————————–
Pse zgjedh të mbulohem në adhurim
Unë dhe vajza ime mbajmë mbulesa koke në adhurimin e përbashkët sepse kur u përballëm me pyetjen, “A janë mbulesat e kokës biblike?”, ne u kthyem te Shkrimi për të parë se çfarë thoshte Perëndia. Vajzat e mia dhe unë lexuam libra mbi praktikën e krishterë të mbulimit të kokës. Ne studiuam referencat biblike për mbulesat e kokës. Ne studiuam rendin e krijimit dhe se si kjo lidhej me 1 Korintasve 11. Pas shumë gërmimesh, studimi dhe lutjeje, ne duhej të përgjigjeshim, po, ato janë një urdhër biblik dhe jo një mandat kulturor siç më ishte mësuar. Përkundrazi, meqenëse urdhri lidhet me rendin e krijimit, është një urdhër që vazhdon.
Burrat duhet të zbulojnë kokën gjatë adhurimit (diçka që do të kishte qenë tronditëse për audiencën e Palit) dhe gratë duhet të mbulojnë kokën gjatë adhurimit të përbashkët (diçka që është tronditëse për ne sot). Unë gjithashtu praktikoj mbulimin e kokës në dasma, funerale, studime biblik, ose kudo ku Fjala e Zotit po shpallet.
————————
Studio që të dalësh i sprovuar
Shkrimi na thotë të jemi si Bereasit që shqyrtonin Shkrimin çdo ditë për t’u siguruar që ajo që po mësonin ishte në të vërtetë ajo që thoshte Fjala e Zotit (Veprat 17:11). Te 2 Timoteu 2:15 Perëndia na urdhëron, “Mundohu të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që thotë drejt fjalën e së vërtetës.” Kjo përfshin pyetjen “a janë mbulesat e kokës biblike?”
Ajo që vijon është një shqyrtim i mbulesave të kokës për gratë, veçanërisht në adhurimin e përbashkët, (dhe që burrat duhet të qëndrojnë të zbuluar gjatë adhurimit) përmes përdorimit të Shkrimit, citateve, predikimeve, librave dhe artikujve nga burra të perëndishëm nga kohët e lashta deri në ato moderne.
Në fund të faqes, mund të gjeni linqe për dyqane ku mund të blini mbulesa koke.
Soli Deo Gloria!
————————————————–
Burime për mbulesat e kokave për studim të mëtejshëm (Anglisht)
Predikime mbi mbulesat e kokave
Misconceptions Regarding Headcoverings by Dr. Richard Bacon
Headcovering #1 by Dr. Michael Barrett
Headcovering #2, 3 by Dr. Michael Barrett
Headcovering #4 by Dr. Michael Barrett
The Headcovering by Gavin Beers
Headcovering: Is it for today? (Lecture) by Steve Bradley
The Practice of Headcoverings in the New Testament Church by William O. Einwechter
Headcoverings: The Foundation by William Einwechter
Headcoverings: The Rationale by William Einwechter
Headcoverings: The Instruction by William Einwechter
The head of man and woman by J. Glenn Ferrell
The Biblical Basis for Headcoverings by Stephen Hamilton
The Head Covering- Is the woman’s covering her long hair? by Rev. James C. Gallagher
The Head Covering- Is the woman’s covering her long hair? by Rev. James C. Gallagher
Headcovering and the Young Christian by Philip Gardiner
Head Covering – An Introduction by Rev. John Greer
Head Covering – Your Questions Answered by Rev. John Greer
Head Covering in Public Worship by Rev. John Greer
Is Hair the Head Covering? by Rev. John Greer
Headship and headcovering by Chalan Hetherington
Head Coverings by Michael Ives
Headship and Its Symbols by William Klock
Head Coverings – History, Context, and Exegesis by Dr. Carlton C. McLeod
1 Corinthians 11: Head Coverings, Part One Orchard Hills Bible Church
1 Corinthians 11: Head Coverings, Part Two, Orchard Hills Bible Church
The Headcovering by Michael Spangler
Covering and uncovering the head by Alex Strauch
Worship and the Head Covering by Rev. Jonathan Mattull
Head Coverings: Counter-Cultural Christianity by George Mayes
The Headcovering by Rev. Colin Mercer
Mark Minnick on 1 Corinthians 11:2-16 (Sermon Series)
What? Me? Wear a Hat? by David Mook
The head covering – Is it really necessary? by Timothy Nelson
Is Hair Really the Covering for Worship? by Rev. Timothy Nelson
Head covering, 3 part series Mayport Beach Baptist Chapel by Timothy Nelson
Head Coverings in Worship, 3 sermon series by Todd Ruddell Christ Covenant Reformed Presbyterian
Headship and Headcoverings series by Brian Schwertley
Yes. Head Coverings by Nikolaos Seferiadis
Ancient Head Coverings in Modern Worship, part 1 by Jason Upchurch
Ancient Head Coverings in Modern Worship, part 2 by Jason Upchurch
Also, both of the Upchurch sermons on Redeemer Bible Church website (scroll down to October, 2021)
Milton Vincent on 1 Corinthians 11:2-16 (Sermon Series)
Faqe dhe Podcaste që trajtojnë mbulesat e kokave
Are Head Coverings Really for Today? by Greg Gordon
Given Her for a Covering: An exposition of 1 Corinthians 11:15 By Mike Atnip
Chrysostom, Homily XXVI on 1 Corinthians 11.—On the Veiling of Women
The Customary Practice of Headcoverings
Early Christian Dictionary: The Doctrine and Practice of the Early Christians: Veil
Appendix A: How Did the Early Church Interpret Paul?
Appendix B: “Five Myths About Corinthian Headwear” Adapted from Bruce Terry
Head Coverings and Decorum in Worship: A letter by Professor John Murray
Headcovering by the Reformed Presbyterian Church
Head Coverings in Public Worship by Brian Schwertley
Headcoverings in Scripture by Greg Price
Head-covering for Women Written By : Zac Poonen
Head coverings #1: the logic of glory and veiling by Bronn Tennant
Head Covering: Revisited Women of the Table
Headcovering Customs of the Ancient World: An Illustrated Survey, by Michael Marlowe
History of the Early Church: The Head Covering or Prayer Veil
How The Church Instructs The Angels
Humiliating head coverings by Bronn Tennant
Is Headcovering Biblical? by David Silversides
No Such Custom: AN EXPOSITION OF I CORINTHIANS 11:2-16 by Bruce Terry
No Such Custom, part 1 by Pastor Jerrold H. Lewis
No Such Custom, part 2 by Pastor Jerrold H. Lewis
Should women wear head coverings? by Bronn Tennant
Should Christian Women Wear A Head Covering While Praying or Prophesying? by Dale Partridge
The Head Covering or Prayer Veil
The Woman’s Headcovering by Michael Marlowe
Thoroughly Equipped: Wrestling with Head Coverings (podcast)
To Cover or Not to Cover? by Dr. R.C. Sproul
VEIL: Early Christian Commentary
The Wearing of Head Coverings by Women in the Worship Services by Bartel Elshout
What Did Linus & the Apostle Peter Believe About Head Covering?
What Does Church History Teach on Head Coverings? by Greg Price
Where are head coverings to be practiced?
Women’s Head Coverings & The Glory of God By Dr Peter H.L.Wee
A janë mbulesat e kokave biblike? Librat mbi 1 Korintasve 11
If you follow the link and purchase a book from Amazon, I will receive a small commission at no added expense to you.
A Cover for Glory: A Biblical Defense for Headcoverings by Dale Partridge
A Return to Head Covering: A Needed Symbol in the Contemporary Church by Carlton C McLeod
The Head Covering: What Saith the Scriptures? Timothy Nelson
Head Covering: A Forgotten Christian Practice for Modern Times by Jeremy Gardiner
Glories Seen and Unseen by Warren Hederson
Covered Glory: 1 Corinthians 11 & The Christian Use of Headcoverings by David Phillips
Head Covering for Public Worship: An Exposition of 1 Corinthians 11: 2-16 by Michael P. V. Barrett (free download)
The Headcovering in Worship by David J. Lipsy (free download)
Headcovering and Lord’s Supper
Glory and Coverings: A Study of 1 Corinthians 11:1-16 by Phillip Kayser, Ph.D.
Women’s Head Coverings & The Glory of God By Dr Peter H.L.Wee
Dyqane qe shesin mbulesa koke
My Amazon Head cover suggestions (this opens to my Amazon suggestions; click on head covers)
Modele
Full Coverage Headwrap/Headcovering/Headscarf – Downloadable PDF Sewing Pattern and Tutorial
Te tjera
Soli Deo Gloria!