Një shqyrtim i Joyce Meyer dhe mësimeve të saj

Joyce Meyer ka lindur në 4 qershor 1943. Ajo është e martuar dhe ka katër fëmijë, dhe jeton në Misuri.

Shërbesa Joyce Meyer është një shërbesë që merr shumë para. Ajo udhëton me një Aeroplan privat dhe ka disa shtëpi multi-milion dollarëshe

“Megjithëse rroga e Meyer nuk dihet me siguri, një seri artikujsh investigativë zbuluan se shërbesa bleu për Joyce dhe Dave (bashkëshortin e saj) një shtëpi prej 2 million dollarësh, një aeroplan privat prej 10 million dollarësh, dhe shtëpi të tjera me një vlerë prej 2 million dollarësh për fëmijët e tyre, të cilët gjithashtu punojnë për shërbesën. Artikujt listonin edhe disa nga blerjet personale te Meyer, duke përfshirë një shtëpi pushimi prej 500,000 dollarësh…” (1/1/2004,http:/www.christianitytoday.com/ct/2004/januaryweb-only/1-19-13.0.html)

Por le të shohim disa nga mësimet e Joyce Meyer

Së pari, Çfarë thotë Bibla?

Është absolutisht e nevojshme që ne të krishterët të përdorim dallimin biblik kur kemi të bëjmë më një predikues dhe mësues të Biblës. Ne duhet të jemi si Bereasit

“Por këta ishin më fisnikë e ata të Thesalonikit dhe e pranuan fjalën me gatishmëri të madhe, duke i shqyrtuar cdo ditë Shkrimet, nëse këto gjëra ishin ashtu.” (Veprat 17:11).

Pavarësisht se sa të mira mund të jenë fjalët ose sa biblike mund të duken, ne si të krsihterë duhet të ushtrojmë dallim – gjë e cila mund të bëhet vetëm nëse ne ekzaminojmë çfarë ajo thotë dhe ta krahasojmë me Shkrimin.

Çfarë mëson Joyce Meyer?

Shumë njerëz mendojnë se Joyce Meyer predikon një meszh pozitiv dhe biblik. Disa nga mësimet e saj mund të jenë të mira. Por, gjithësesi ka disa mësime të rreme dhe jo biblike që ajo mëson dhe që duhet të thuhen. Të shohim se çfarë ka thënë ajo.

1. Jezusi ndaloi së qënuri Biri i Perëndisë.

Kjo është herezi. Jezusi nuk ndaloi kurrë së qënuri Biri i Perëndisë.

Ajo po thotë që Jezusi ndaloi së qënuri i përjetshëm, Biri i përjetshëm, personi i dytë i Trinisë. Ky është një sulm mbi vetë natyrën e Krishtit dhe është një mësim i rrezikshëm. Nuk ka asnjë vend në Shkrim që thotë që Jezusi ndaloi së qënuri Biri i Perëndisë. Ajo po shton te Fjala e Perëndisë dhe po vendos në zemrat dhe mendjet e dëgjuesve një doktrinë fallco.

2. Jezusi u rilind sërish.

Ky është një tjetër mësim i rremë. Por pse ajo e mëson këtë? Për shkak se ajo është pjesë e Lëvizjes së Fjalës së Besimit dhe Rrëfimeve Pozitive ku ndër shumë gjërave të tjera thuhet edhe që Jezusi humbi natyrën hyjnore, shkoi në ferr, përfundoi shlyerjen në ferr dhe u rilind sërish!

3. Jezusi pagoi për mëkatet tona në ferr.

Ky është një tjetër mësim i rremë. Jezusi nuk e pagoi çmimin për shpengimin tonë në ferr. Ai e pagoi çmimin në kryq. Përfundoi në kryq kur ai tha, “U krye” (Gjoni 19:30).

4. Jezusi shkoi në ferr në vendin tonë dhe u torturua nga demonët.

Nga e ka marrë ajo këtë? Është e shpikur dhe nuk gjendet në Shkrime. Bibla nuk e mëson një gjë të tillë.

5. Nëse nuk besoni se Jezusi shkoi në ferr, ju nuk mund të shpëtoheni

Ajo po thotë që ju nuk mund të shpëtoheni nga mëktatet tuaja nëse nuk besoni se Jezusi shkoi në ferr ku ne meritonim të shkonim. Në asnjë vend në Shkrim nuk na thuhet se duhet të besojmë se Jezusi vuajti në ferr.

6. Ne jemi perëndi të vegjël.

Joyce dhe predikuesit e tjerë të prosperitetit dhe të Fjalës së Besimit duke e keqinterpretuar Biblën, e shikojnë veten e tyre si perëndi, si perëndi të vegjël.

7. Ajo nuk është mëkatare.

1 Gjoni 1:8 thotë, “Nëse themi se jemi pa mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne.”

8. Ushtritë e ferrit ishin mbi Jezusin dhe po qeshnin me të.

Ky mësim nuk ndodhet në Bibël, por ajo nuk ka asnjë problem që ta mësojë këtë si të vërtetë.

9. Joyce Meyer merr zbulesa te veçanta.

Por si ta dimë që këto “zbulesa” që ajo merr janë të vërteta? Përgjigjja është e thjeshtë. Ne testojmë atë që ajo thotë me Shkrimin, dhe është e dukshme që ajo po merr shumë gjëra nga diku tjetër por që kundërshtojnë fjalën e Perëndisë.

Joyce Meyer si predikuese.

Joyce Meyer gabon që ka marrë pozicionin e predikuesit të Fjalës së Perëndisë. Jo vetëm që ajo predikon doktrina të rreme, por ajo iu predikon dhe iu mëson njerëzve se çfarë duhet të besojnë… në publik.

Dëgjojeni këto mësime të thëna prej saj:

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes