VESHJA DHE PLAZHI

Veshja dhe Plazhi

Vajza, kur Perëndia ju kërkon të visheni në mënyrë modeste, Ai nuk tha që kjo mund të bëhej part-time apo në vende të caktuara. Ai urdhëron modestinë nga ju në cdo kohë dhe në cdo vend! Nëse është kështu ju lutem bëni pyetjen:

Nëse vishem si të tjerët në plazh duke treguar trupin tim dhe lakuriqësi, a po i bindem unë Perëndisë për këtë? A po e nderoj unë Atë me veshjen time?

 

Është e qartë që në plazhet tona ka lakuriqësi dhe njerëzit janë në mëkat e rebelim të plotë ndaj Perëndisë. Por mendo që nëse ti gjithashtu tregon lakuriqësinë tënde dhe vishesh jo në mënyrë modeste po mëkaton si ata dhe të bëj thirrje që të pendohesh.

Ki parasysh që ka veshje plazhi shumë modeste, mjafton vetëm të kërkosh për rroba modeste plazhi dhe gjen.

Djema, të veshurit në mënyrë modeste vlen edhe për ju. Edhe lakuriqësia juaj mund të bëjë që vajzat të bjenë në mëkat. Le të përpiqemi të shmangim aq sa mundemi vendet ku ka lakuriqësi pasi nuk ka asnjë burrë tepër të fortë që të rezistojë ndaj lakuriqësisë dhe mëkatit seksual. Mëkati seksual është i vetmi mëkat për të cilin Bibla thotë “arratisjuni”. Nuk thotë “rezistojini” por “arratisjuni”. Ka pasur burra më të fortë të cilët kanë rënë në mëkate seksuale. E kuptoj që nëse jeton apo po kalon në një qytet bregdetar kjo gjë është e vështirë, madje madje edhe në qytetet jo bregdetare si Tirana shumë vajza janë gjysëm të zhveshura, por ne le të përpiqemi aq sa është e mundur që ti shmangim.

Nëse dëshiron të shijosh bukurinë e detit pa lakuriqësi do të të rekomandoja të gjeje ndonje vend ku nuk ka njerëz që bëjnë plazh.

Shpresoj që ky postim është i dobishëm, ndihmues dhe do na ndihmojë t’i bindemi Perëndisë.

 

Baza Biblike:

1 Timoteut 2:9

Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta.

1 Pjetrit 3:1-3

Gjithashtu dhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj, që, edhe nëse disa nuk i binden fjalës, të fitohen pa fjalë, nga sjellja e grave të tyre, kur të shohin sjelljen tuaj të dlirë dhe me frikë. Stolia juaj të mos jetë e jashtme: gërshëtimi i flokëve, stolisja me ar ose veshja me rroba të bukura.

2 Timoteut 2:22

Largohu nga pasionet rinore dhe bjeru pas drejtësisë, besimit, dashurisë dhe paqes bashkë me ata që e thërresin në ndihmë Zotin me zemër të pastër.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes