Fjala “mister”, në cdo rast që është përdorur në Dhiatën e Re nuk kishte kuptimin ashtu sic ne e kuptojmë sot këtë fjalë.
Kuptimi i saj është krejt i ndryshëm nga mënyra se si ne e përdorim sot.
“Mistere” ishin të vërteta rreth Perëndisë dhe ungjillit të Tij që për një kohë, ishin të fshehura, por tashmë të zbuluara ndaj shenjtorëve
“Por atij që mund t’ju fuqizojë juve sipas ungjillit tim dhe predikimit të Jezu Krishtit, sipas zbulesës së misterit, të mbajtur fshehur prej kohësh të përjetshme, por tani u shfaq me anë të Shkrimeve të profetëve, sipas urdhërimit të Perëndisë të përjetshme dhe u njoh ndër të gjitha kombet, për t’i sjellë në dëgjesën e besimit” (Romakët 16:25-27)
“Por flasim urtësinë e Perëndisë në mister, urtësinë e fshehur të cilën Perëndia e kishte paracaktuar përpara kohërash për lavdinë tonë” (1 Korintasve 2:7)
“Dhe nëse keni dëgjuar për administrimin e hirit të Perëndisë, që mu dha për ju; se si, me zbulesë, ma bëri të njohur misterin, sikurse ju shkrova më përpara me pak fjalë. Duke i lexuar, ju mund të kuptoni cila është mencuria ime në misterin e Krishtit, që nuk iu bë i njohur në brezat të tjerë bijve të njerëzve, ashtu si iu zbulua tani apostujve të shenjtë dhe profetëve të tij me anë të Frymës” (Efesianët 3:2-5)
(Shih Mat 13:10, Marku 4:11, Luka 8:10, Rom 11:25, 1 Kor 15:51, Kol 1:25-27).
Jezusi dhe Pali qartazi e përdorin fjalën “mister” në një kuptim komplet të ndryshëm nga ajo që përdoret sot. Misteri ishte një e vërtetë e fshehur në të kaluarën por tani e zbuluar dhe e kuptuar.