Kur ne kemi bërë më të mirën tonë, ne duhet të zhdukemi nga vetë mendimet tona, dhe ta transferojmë lavdinë e gjithçkaje te Perëndia. Apostulli Pal tha, “Jam munduar më shumë se gjithë të tjerët” (1 Kor. 15:10). Dikush mund të mendojë që kjo thënie tregon krenari; por apostulli heq kurorën nga koka e tij, dhe e vendos mbi kokën e hirit të lirë, “Jo unë, por hiri i Perëndisë me mua!” Konstandini shkruante emrin e Krishtit mbi derë, kështu duhet të bëjmë edhe ne mbi detyrat tona.
~ Puritani Tomas Uatson (Thomas Watson)
All Things for Good [Të Gjitha Gjërat për Mirë]
(Edinburgh, Scotland; The Banner of Truth Trust; 1986) f. 65