“Ungjillorizmi ka humbur tolerancen e tij per predikimin konfrontues. Tani portat jane hapur per gabime serioze doktrinore. Te krishteret shkojne cmendurisht pas zbulesave ekstra-biblike ne formen e profecive dhe endrrave. Predikuesit mohojne ose injorojne realitetin e ferrit. Ungjilli modern premton parajsen vecmas shenjterise. Kishat injorojne mesimin biblik per rolin e gruas, homoseksualitetin, dhe ceshtje te tjera… Rezultati ka qene nje kompromis serioz doktrinor ne nje shkalle shume te madhe. Nese kisha nuk pendohet dhe nuk rikthehet ne vije (sic thoshte Sperxhen), keto gabime dhe te tjera si keto do te behen epidemike.”
“Pse njerezit nuk jane te gatshem qe te durojne mesim te shendoshe? Per shkak te dashurise se tyre per mekatin. Predikimi i shendoshe, sic e kemi pare, konfronton dhe qorton mekatin, dhe njerezit ne dashuri me stilin mekatar te jeteses nuk do ta durojne nje predikim te tille. Ata duan qe veshet e tyre te gudulisen.”
“Eshte e qarte qe nuk kishte asnje vend ne filozofine e Palit per sherbesen per teorine jepu-njerezve-ate-qe-duan qe eshte kaq mbizoteruese sot. Ai nuk e nxiti Timoteun te bente anketime per te zbuluar se cfare donin njerezit e tij. Ai nuk sygjeroi qe ai te studionte te dhenat demografike ose te bente kerkime per “nevojat e ndjera” te njerezve te tij. Pali nuk do ta kishte aprovuar ne asnje menyre nese Timoteu do te kenaqte kerkesat e audiences se tij. Perkundrazi, Pali e urdheroi te predikonte Fjalen – me besnikeri, me qortime dhe me durim – dhe te konfrontonte ballazi frymen e epokes.”
“Te 1 Korintasit ai shkon nje hap me tej: Edhe une, o vellezer, kur erdha te ju, nuk erdha me shkelqim fjalesh a urtesie, qe t’ju shpall deshmine e Perendise, sepse e vendosa qe te mos di tjeter gje nder ju, vec Jezu Krishtit dhe ate te kryqezuar. (1 Korintasit 2:1,2). Me fjale te tjera, qellimi i tij si predikues nuk ishte qe ti argetonte njerezit me stilin e tij te zbukuruar ose ti argetonte me zgjuarsi, humor, novela dhe metode te sofistikuar – ai thjesht predikoi Krishtin e kryqezuar.”
“Perseri, Pali po e urdheronte Timoteun ta shpallte te verteten me guxim… Ai donte qe Timoteu me kurajo te perballej me boten dhe te predikonte Krishtin e kryqezuar. Ai donte qe Timoteu te shpallte mekatin, drejtesine, gjykimin, dhe ligjin e Perendise. Ai donte qe ai te deklaronte mekatshmerine, jo dinjitetin, e njerezimit. Ai donte qe ai te lajmeronte per Ardhjen e Dyte dhe ti paralajmeronte per gjykimin e perjetshem. Ai donte qe ai te fliste per kryqin, ringjalljen, shlyerjen, hirin, dhe besimin…”