Efesianët 2:8,9 thotë, “Sepse nga Hiri ju jeni shpëtuar, nëpërmjet besimit. Dhe KJO nuk është një veper e juaja; Eshtë dhurata e Perëndisë, jo një rezultat i veprave, që askush të mos mburret.” [ESV]
“Hiri i Zotit jo vetëm që jep shpëtimin por gjithashtu edhe e siguron atë. ‘Shpëtuar’ i referohet clirimit prej zemërimit të Perëndise dhe gjykimit përfundimtar (Rom. 5:9)… Forma foljore e “jeni shpëtuar”…komunikon që shpëtimi i të krishterit është plotësisht i siguruar… “KJO”, përemri grek është në gjininë asnjëanëse, ndërsa “hiri” dhe “besimi” në gjininë femërore. Rrjedhimisht, “KJO” i referohet të gjithë procesit të “shpëtimit prej hirit nëpermjet besimit”, si një dhuratë e Perëndisë, dhe jo dicka qe ne mund ta kryejme/bëjmë vetë… Përdorimi i tj këtu e bën të qartë që besimi, jo me pak se Hiri, është një dhuratë e Perëndisë. Prandaj shpëtimi, ne cdo aspekt, nuk është një vepër e juaja.” [ESV Study Bible, f. 2265]
Besimi është dhurata e Perëndisë për njeriun dhe jo dhurata e njeriut për Perëndinë. Asnjë njeri nuk mund të krijojë dot në zemrën e tij besimin që duhet për tu shpëtuar, sepse besimi është dhuratë e Perëndisë. Ky varg e hedh poshtë idenë njerëzore që njeriu ka aftësinë për të ardhur vetë te Perëndia.