Sot, dua te ndaj me ju nje shqetesim dhe barre te madhe qe kam ne zemer. Duam apo nuk duam ta pranojme, gjendja e kishes sot nuk eshte aspak e mire. Ajo qe verej eshte se shumica e kishave ungjillore jane larguar nga Bibla. Predikimet dhe takimet e tyre ungjillizuese jane jo biblike. Shume kisha sot po perdorin cdo lloj menyre dhe metode pragmatiste, argetuese dhe misherore per te terhequr njerezit. Ato po mbeshteten ne krahun e mishit dhe jo ne fuqine e Perendise. Ato po perdorin koncerte, muzike, drama, sporte ekstreme, kampionate e shume gjera te tjera vetem e vetem per te terhequr njerezit.
Zemerimi dhe Gjykimi i Perendise qendron mbi ta:
Mark Kielar thote:
“Nese ti luan me mesazhin e ungjillit sic eshte paraqitur ne Shkrime, dhe nese ti paraqet nje version te zbutur, te zbukuruar dhe te embelsuar te tij thjesht sepse ti mendon se eshte me interesant, me terheqes, me popullor dhe me miqesor – ti do tu kushtosh njerezve shpirtrat e tyre!”
Demi qe eshte bere ketu eshte teper i madh. Me keto menyra predikuesit po cnderojne Perendine, po zbutin dhe shtremberojne Ungjillin e lavdishen te Zotit tone, dhe do tu kushtojne njerezve vete jetet dhe shpirtrat e tyre.
Sot shume predikues ne shume kisha ungjillore i kane predikimet e tyre te fokusuara te njeriu dhe te nevojat e ndjera te tij. Ata perpiqen te shkepusin vargjet jashte kontekstit dhe tu japin kuptimin qe ata duan. Permes kesaj menyre ata e kthejne gjithcka rreth njeriut, vete-vleresimit te njeriut, permbushjes se njeriut, lavdise se njeriut dhe prosperitetit te njeriut. Por Bibla nuk eshte rreth njeriut, por rreth Perendise. Gjithcka eshte rreth Tij. Qe nga Zanafilla deri te Zbulesa ajo eshte rreth Tij.
Ata kane zevendesuar Riperteritjen dhe shpetimin prej Perendise me nje lutje supersticioze shpetimi.
Njeriu shpetohet kur Perendia, ne hirin e tij, nderhyn dhe e ringjall njeriun nga gjendja e vdekur ne mekat dhe e sjell ne jete duke i dhene nje zemer te re dhe duke e sjelle ne pendese dhe besim. Askush nuk eshte shpetuar permes “Lutjes se shpetimit”. Kete lutje nuk e gjejme ne asnje vend ne Bibel. Te Veprat nuk gjejme ndonje “Lutje Shpetimi”. Thirrja e apostujve nuk ishte: “Bej kete lutje tani” ose “Perserit tani pas meje” ajo ishte: “Pendohuni dhe Besoni te Krishti.” Thirrja e te gjithe te krishtereve pergjate shekujve ishte: “Pendohuni dhe Besoni”. Ata kurre nuk i nxiten njerezit qe te benin nje lutje apo te perserisnin disa fjale. Demi i madh ketu eshte se kjo “Lutje shpetimi” ka bere qe njerezit te mos varen te Krishti per shpetimin e tyre, por te berja e saj.
Me dashje apo jo predikuesit i kane mashtruar njerezit kur menjehere pas berjes se “Lutjes se Shpetimit” i kane siguruar njerezit qe tashme ata jane bere te krishtere.
Njerezit nuk shpetojne sepse bejne nje lutje. Asnje nuk e di ne fillim nese konvertimi i dikujt eshte i vertete apo fallco. Prandaj predikuesi ne asnje menyre nuk duhet ti thote nje personi qe ai eshte i shpetuar. Ai duhet ti thote vetem ate qe Bibla thote. Nese dikush me te vertete pendohet dhe beson ai do te shpetohet nga Perendia dhe frytet e tij do te tregojne nese eshte nje i krishtere i vertete apo jo. Pema njihet nga frytet.
Demi qe eshte bere ne kete pike eshte teper i madh. Qindra mijera njerez ne te gjihte boten e mendojne veten te shpetuar, te krishtere, por jeta e tyre, frytet e tyre tregojne qe ata nuk jane te tille. Pse ndodh kjo? – Sepse ungjilltari i tha qe ai eshte shpetuar.
Per shkak te te gjitha ketyre mesimeve dhe menyrave jobiblike, nje pjese e vogel e anetareve te kishes, besimtare te vertete, qe jane me te vertete te shpetuar dhe qe duan vetem Krishtin dhe kane nevoje per dike qe tu flase per Krishtin po vuajne urie, vuajne per ushqimin e Fjales, ndersa shumica e anetareve te tjere qe nuk jane te shpetuar, e urrejne predikimin e drejte te Fjales, duan argetim, duan te degjojne predikime te fokusuara te njeriu dhe qe lajkatojne njeriun dhe predikuesi per te mos humbur kete shumice te madhe anetaresh eshte i detyruar qe te siguroje me shume argetim dhe predikim lajktues rreth njeriut per ti mbajtur ata te vijne ne kishe dhe duke lene besimtaret e vertete, delet e Krishtit, te vdesin urie.
Shume prej anetareve te kishes dhe te atyre qe luten dhe “pranojne” Krishtin, megjithese e mendojne veten te krishtere, nuk jane me te vertete te tille. Te terhequr nga deshira e mishit te tyre per argetim apo per interesa materiale ata mund te vijne per nje fare kohe ne kishe dhe ne fillim mund te duken si te krishtere por pas nje kohe ata largohen dhe mohojne besimin. Duke treguar keshtu qe ata nuk kane qene asnjehere te shpetuar. Ata nuk kane qene asnjehere te krishtere. Per shkak te argetimit dhe manipulimit psikologjik nepermjet muzikes, koncerteve, dramave dhe ftesave jobiblike te bere nga ungjilloret sot ata preken emocionalisht, bejne lutjen e shpetimit, shpallen te krishtere nga ungjilltari dhe adaptohen per nje fare kohe si te krishtere por me pas, pas nje fare kohe, ata largohen. Dhe cfare shpjegimi i japin ungjilloret ketij fenomeni te largimit te tyre prej besimit dhe prej kishes? -“Shpetimi i tyre ka humbur.” Por ne te vertete shpetimi prej Perendise nuk varet nga njeriu dhe nuk mund te humbase. E verteta eshte se ata asnjehere nuk jane shpetuar dhe asnjehere nuk kane qene te krishtere. Qindra mijera shpirtra njerezish ne te gjithe boten jane manipuluar dhe jane vaksinuar ne menyre te tille sot nga predikuesit ungjillore moderne. Ata i kane vaksinuar njerezit ndaj Krishtit.
Megjithate, nese ndodh qe ndonje prej personave qe ka kaluar neper te gjitha keto shtremberime prape shpetohet, ai shpetohet pavaresisht gjithe ketyre gjerave. Ai shpetohet per turp te ungjilltarit. Megjithese midis kaq shume shtremberimeve dhe gjerave te gabuara dhe jobiblike, pavaresisht tyre dhe per turp te ungjilltarit, ai shpetohet nga hiri i Zotit.
Ne iu bejme thirrje predikuesve ungjillore qe te braktisin keto metoda jobiblike misherore, te braktisin Arminianizmin e tyre dhe predikimet e fokusuara te njeriu, te hetojne veten e tyre, te pendohen dhe te kthehen te Bibla, te kthehen te shtigjet dhe predikuesit e vjeter. Te afirmojne perseri te vertetat e Reformatoreve te hershem. Te afirmojne 5 Solat e Reformacionit dhe doktinat e hirit.
Ne iu bejme thirrje anetareve te thjeshte te kishave qe ti shqyrtojne mire keto gjera, te shqyrtojne mire mesimet e kishes se tyre, te hetojne veten e tyre, te pendohen, te kerkojne udheheqjen e Perendise, te lexojne Biblen, te lexojne dhe degjojne predikuesit e reformuar. Perreth ka edhe kisha dhe predikues biblike qe nuk i praktikojne keto gjera.
Hiri i Zotit qofte me ju. Amen.
Soli Deo Gloria
Bestar Flamuraj
——-
Shih artikullin: Predikimi i fokusuar te Perendia