“Unë ia kam dëftuar emrin tënd njerëzve që ti m’i ke dhënë nga bota; ishin të tutë dhe ti m’i ke dhënë; dhe ata e kanë ruajtur fjalën tënde… Unë lutem për ta, nuk lutem për botën, po për ata që më ke dhënë, sepse janë të tutë.” – Gjoni 17:6-12
Shpesh ndodh që, kur të krishterët lexojnë fjalën “botë” në Bibël, sidomos te Gjoni 3:16 ku thuhet “Sepse Perëndia e deshi aq botën” ata mendojnë automatikisht që kjo i referohet cdo njeriu, në cdo kohë, kudo në tokë.
E kuptuara e zakonshme e Gjonit 3:16, pa e studiuar atë, është që shprehja “të gjithë botën” – nënkupton “cdo njeri kudo që ka jetuar në tokë.” Por kjo nuk është ajo që Gjoni po thoshte këtu. Më lejoni ta shpjegoj. Fjala “botë” e përdorur këtu është fjala greke “kosmos.” Kjo fjalë në shumicën e rasteve të përdorur në Bibël nuk ka kuptimin “cdo njeri në botë”. Ajo, në fakt, ka kuptime të ndryshme.
Gjoni po thoshte një nga dy gjëra, këtu në këtë varg. Ose ai po thoshte:
2) Vështroni qengjin e sakrificës që do të heqë jo vetëm mëkatin e Izraelitëve por të njerëzve nga cdo fis, gjuhë dhe komb.
Nëse deklarata e dytë është e vërtetë, atëhere fjala “kosmos” mund të përdoret në një kuptim më të ngushtë që përfshin njerëz nga të gjitha kombet, por jo cdo person të të gjitha kombeve.
Në këtë varg, vëllezërit e Jezusit po e inkurajonin atë të ngjitej në festën e Jeruzalemit, të bënte disa mrekulli dhe të përhapte famën e tij. Por sic edhe duket, e gjithë bota nuk ishte në Jeruzalem. Jo cdo njeri në botë ishte në Jeruzalem.
Po njësoj, farisenjtë nuk po thonin që njerëz nga kontinente të largëta dhe cdo njeri në botë po e ndiqte Jezusin në atë moment. Por, një turmë e madhe në Jeruzalem e ndiqte. Pra, përsëri ne shohim një shembull të qëllimit të ngushtë të fjalës “kosmos.” Nuk ka fare kuptim nëse fjalës ‘botë’ këtu do ti vendosim kuptimin ‘cdo njeri në tokë’.
Këtu, Jezusi foli për “kosmos”-in që e urren Atë. Por, jo cdokush që ka jetuar në këtë tokë e ka urryer Atë. Jezusi këtu po fliste për shumicën e popullsisë që qëndroi kundër tij. Ai nuk donte të thoshte që “cdo njeri që ka lindur ndonjëherë” iu kundërvu Atij.
Në këtë varg, Gjoni bëri një dallim midis “kosmos”-it dhe atyre që Jezusi do. Me fjalë të tjera, ata që i përkisnin atij ishin në botë dhe Ai i deshi deri në fund. Por, Ai i vuri në kontrast me “botën.” Ky është një dallim thelbësor. Kaq thelbësor, në fakt, saqë Jezusi shkoi të lutej vetëm për ata që Ati i kishte dhënë, por jo për botën.
7. “Unë ia kam dëftuar emrin tënd njerëzve që ti m’i ke dhënë nga bota; ishin të tutë dhe ti m’i ke dhënë; dhe ata e kanë ruajtur fjalën tënde. Tani ata kanë njohur se gjithçka që ti më ke dhënë vjen prej teje, sepse ua kam dhënë atyre fjalët që ti më ke dhënë mua; dhe ata i kanë pranuar dhe kanë njohur se me të vërtetë unë dola nga ti, dhe besuan se ti më dërgove.” (Gjoni 17:6-9)
Përsëri, fjala “kosmos” jo gjithmonë nënkupton “cdo njeri që ka jetuar.” Shpesh ka kuptimin “njerëz nga cdo kombësi në dallim nga ekskluziviteti i izraelitëve.”
Fakti i cështjes është: Nëse Perëndia deshi cdo njeri që ka jetuar saqë dha Birin e Tij të vetëmlindur për të vdekur për këdo që ka jetuar, atëhere Jezusi ishte në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Atin e tij kur – pak përpara se të kryqëzohej – nuk u lut për këdo që ka jetuar.
Por, realiteti është …
Më lejo të jap dy vargjet e fundit që do të provojnë që Jezusi bëri një dallim midis atyre që ishin të tijët dhe “kosmos”-it.
Vetëm ata që marrin Frymën e Shenjtë (vetë subjekti i diskutimit të Jezusit me Nikodemin te Gjoni 3) do të marrin jetën e përjetshme.
Përsëri, Jezusi tha që bota “nuk mund ta marrë” Frymën e së Vërtetës. Në fakt, bota as nuk e sheh dhe as nuk e njeh atë. Në anën tjetër, apostujt e njihnin atë sepse Ai do të ishte me ta dhe në ta.
Pra, nëse Perëndia deshi cdo njeri që ka jetuar saqë dha Birin e tij për mëkatet e tyre, atëhere pse po këta njerëz – bota – nuk mund ta marrin Frymën e Shenjtë që është e domosdoshme për shpëtim?
“Nëse ti do ishte pjesë e cdo njeriu që ka jetuar, atëhere cdo njeri që ka jetuar do ti donte të vetët; por sepse ti nuk je pjesë e cdo njeriu që ka jetuar, por unë të kam zgjedhur nga cdo njeri që ka jetuar, prandaj cdo njeri që ka jetuar të urren.”
Gjithashtu edhe jashtë ungjillit të Gjonit shohim po të njëjtën gjë.
10. “Dhe jo vetëm që është rreziku për ne që kjo mjeshtria jonë të hidhet poshtë, por që edhe tempulli i perëndeshës së madhe Artemisa të mos vlerësohet më aspak dhe që t’i hiqet madhështia asaj, që gjithë Azia, madje gjithë bota, e nderon”. (Veprat 19:27)
Çdo njeri që ka jetuar në tokë e nderonte perëndeshën Artemisë?
11. “Së pari, e falënderoj Perëndinë tim me anë të Jezu Krishtit për të gjithë ju, sepse për besimin tuaj është folur në gjithë botën.” Romakët 1:8
Cdo njeri që ka jetuar në botë ka folur për besimin e romakëve?
12. “Ne e dimë që jemi prej Perëndisë dhe se e gjithë bota ndodhet nën kontrollin e të ligut.” (1 Gjoni 5:19)
Tani, përpiqu që fjalës ‘botë’ ti futësh kuptimin ‘cdo njeri qe ka jetuar’. A mund ta bëjmë dot këtë? Cdo njeri është nën kontrollin e të ligut? Edhe të krishterët?
13. “E gjithë bota u mrekullua pas bishës…” (Zbulesa 13:3)
A mund ti fusim fjalës botë këtu kuptimin e cdo njeri ne tokë? Nëse do ta bënim këtë atëhere kjo do të thoshte që edhe të krishterët u mrekulluan pas bishës.
Shpesh kur Gjoni përdor fjalën “botë” në ungjillin e tij apo në letrat e tij ai dëshiron të tregojë që shpëtimi nuk ishte vetëm për izraelitët por edhe per kombet e tjera johebraike.
Pra, Kur Jezusi i thotë këto fjalë atij te Gjoni 3:16 po ia bën të qartë se shpëtimi për të cilin ai po vdiste në kryq ishte edhe për johebrenjtë nga mbarë bota.
Brenda vargut ka një limitim, një kufizim, të gjithë ata që besojnë do të marrin jetën e përjetshme. Nëse vargu po thoshte që Perëndia do dhe ka vdekur për cdo njeri që ka jetuar në këtë tokë atëhere pse Ai duhej ta vendoste këtë limitim, këtë kufizim?
Vetëm 20 vargje pas Gjonit 3:16 është një varg i anashkaluar dhe i papëlqyeshëm. Gjoni 3:36, i cili thotë:
“Ai që beson në Birin ka jetë të përjetshme, por ai që nuk i bindet Birit, nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të».”
Ai që beson te Krishti ka jetë të përjetshme dhe nuk është nën zemërimin e Perëndisë, ndërsa ai që nuk i bindet Birit… cfarë qëndron mbi të?