Një Vit Më Afër Qiellit – ose Më Afër Ferrit!
(Arthur Pink, “Studime në Shkrime” Janar, 1926)
Një vit tjetër ka kaluar, ikur në përjetësi me të gjitha regjistrimet e tij të trishtueshme dhe të gëzueshme.
Trishtueshëm, për shkak të mëkateve dhe dështimeve tona, ku të gjitha janë vëzhguar dhe regjistruar nga Syri që sheh gjithçka!
Trishtueshëm, sepse numrat e të atyre që “vrapuan mirë”, nuk e bëjnë më këtë.
Gëzueshëm, për shkak të “mirësisë dhe mëshirës” që padyshim na kanë ndjekur ditë pas dite.
Gëzueshëm, sepse…
- të dobëtit janë forcuar,
- të pikëlluarit janë ngushëlluar, dhe
- të uriturit janë ushqyer me Bukën e Jetës.
Si është me ty — progresion apo regresion?
Një gjë është e sigurt: Janari i vitit 1926 të gjen një vit më afër Qiellit, ose më afër Ferrit!
Lexues! Ti ke hyrë në këtë Vit të Ri, ose i pranuar në të Dashurin e Perëndisë, ose nën zemërimin e shenjtë të Perëndisë! Sa të rëndësishme janë alternativat!
Për çdo lexues të pa shpëtuar që lexon këto rreshta, do të thoshim: Ti ke filluar këtë vit në tokë, dhe mund ta përfundosh atë në Ferr, ku asnjë rreze shprese nuk hyn kurrë. “Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqënie.” (Jobi 22:21)
Për të krishterin, jo për atë që pretendon, por për besimtarin e vërtetë, do të thoshim: Çfarë shprese të shndritshme që ke! Sa i çmuar është mendimi ser përpara se të përfundojë viti 1926, ti mund të jesh “përjetësisht me Zotin!” Sythi i premtimit, çeltë në frutin e plotë të lumturisë së papërshkrueshme! Pranvera e besimit dhe shpresës, mund t’i lërë vend verës së pafund të bekuar dhe lavdisë së përjetshme.
Duke qenë se kjo është situata, le të kujtojmë përgjegjësinë tonë të rëndësishme në agimin e një viti tjetër…
- ta dorëzojmë veten sërish përpara Perëndisë,
- të kërkojmë fytyrën e Tij me qëllim të plotë të zemrës,
- të lutemi për derdhje të reja të hirit —që të mund t’i shërbejmë Atij si kurrë më parë!
“Dhe këtë aq më shumë duhet të bëjmë, duke ditur kohën, sepse tanimë erdhi ora të zgjohemi nga gjumi, sepse shpëtimi ynë është më afër, se kur besuam. Nata u thye dhe dita u afrua; le të flakim, pra, veprat e errësirës dhe të veshim armët e dritës.” (Romakëve 13:11-12)
“Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.” (Psalmi 90:12)