Djalë beqar – Ti do të jesh udhëheqësi shpirtëror dhe siguruesi i familjes tënde nesër. Përgatitu për të udhëhequr, ushtrohu në perëndishmëri dhe pajisu për të siguruar. Bëhu një Burrë që e njeh Fjalën e Perëndisë, për të drejtuar si duhet, me urtësi, butësi e dashuri sakrifikuese, gruan dhe fëmijët e tu. Mos humb kohë duke luajtur video-lojëra apo pasione të tjera të kota! Ruaje veten nga mëkatet seksuale dhe arratisju atyre.
—-
Vajzë beqare – Ti do të jesh Ndihma për një burrë të perëndishëm në misionin e tij. Përgatitu për të qënë një ndihmë e mirë dhe e leverdishme për të. Për ta mbështetur atë, për ta ndjekur atë dhe për t’ju nënshtruar atij. Ti je krijuar për të qënë një Ndihmë për burrin tënd dhe jo për të konkuruar me burrat e tjerë në tregun e punës. Përgatitu për të qënë një bashkëshorte dhe nënë e mirë. Përgatitu në artet e shtëpisë si kuzhina, pastrimi, organizimi dhe menaxhimi. Ruaje virgjërinë tënde vetëm për burrin tënd dhe vishu në mënyrë modeste që të mos bëhesh gur pengese për burrat e tjerë. Syno martesën herët dhe mos e vono!
___