“Nuk jemi nën Ligj, por nën Hir” A duhet t’i mbajmë 10 Urdhërimet dhe Ligjin Moral të DHV?

Ligji Moral - 10 Urdherimet

Kur flasim për ligjin e Perëndisë, për 10 Urdhërimet apo më specifikisht për Shabatin e Krishterë, njerëzit citojnë Romakët 6:14 dhe thonë: “Nuk jemi në ligj, por nën hir” duke nënkuptuar që të krishterët nuk janë më të detyruar të mbajnë 10 Urdhërimet apo Shabatin.

Komentari John Gill thotë:

sepse nuk jeni nën ligj; 

që do të thotë, nuk ishin nën ligjin e natyrës; as ligjit civil të hebrenjve; as ligjit të tyre ceremonial; por ata ishin nën ligjin e mëkatit, si një parim qeverisës; ose më saktë ligjit moral: ata ishin nën këtë ligj, për t’ju bindur atij, por kjo jo për të marrë drejtësi me anë të tij; ose si të detyruar për t’ju bindur atij për shkak të kërcënimeve dhe ndëshkimeve të tij; nuk ishin nën kërkesën e tij rigoroze; as nën mallkimin dhe dënimin e tij; as nën mëkatin irritues, që e bënte të tepronte; ose si një besëlidhje veprash:

por nën hir;

nën besëlidhjen e hirit, dhe në gëzimin e bekimeve të saj; nën Ungjillin, dhe dispensacionin e tij, që i con dhe mëson njerëzit të mohojnë paudhësinë dhe epshet e botës; nën dhe pronësinë e hirit të drejtësimit dhe faljes, e cila ndikon fuqishëm në drejtësi dhe shenjtëri; dhe nën hirin ripërtëritës dhe shenjtërues si një parim qeverisës në shpirt. Qëllimi i apostullit në këtë është, ti nxisë shenjtorët me privilegjin e tyre të tanishëm, ti angazhojë ata në një luftë të gëzuar me mëkatin, dhe të zgjojë në ata një neveri ndaj të jetuarit në të.

 

Apostulli Pal nuk po i’u thotë të krishterëve në Romë që ata duhet ti hedhin poshtë urdhërimet e Perëndisë që gjenden në Dhjatën e Vjetër dhe se nuk duhet t’ju binden atyre. Ai vetë citon dhjetra e dhjetra herë pjesë dhe urdhërime nga Dhjata e Vjetër në letrën e tij. Te Efesianët 6:1-3 duke folur për nderimin e prindërve ai thjesht citon urdhërimin nga Dhjata e Vjeter:

Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë. “Ndero babanë tënd dhe nënën tënde,” ky është urdhërimi i parë me premtim, “që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe.”

 

Atëhere si e hidhka poshtë apostulli Pal, ligjin moral të Perëndisë të shkruar në Dhiatën e Vjetër, kur ai vetë i citon ato urdhërime në letrat e tij? Shiko arsyen se pse Pali u thotë besimtarëve në Romë që “nuk jemi nën ligj, por nën hir”

Zhan Klavin (John Calvin) shprehet kështu në komentarin e tij:

Më duket se këtu veçanërisht jepet një ngushëllim, me të cilin besimtarët duhet të forcohen, që të mos dobësohen në përpjekjet e tyre për shenjtëri, për shkak të ndërgjegjësimit të vetë dobësisë së tyre. Ai i kishte nxitur ata që ti përkushtonin të gjitha aftësitë e tyre në shërbim të drejtësisë; por, duke pasur me vete mbetjet e mishit, ata nuk mund të bëjnë ndryshe veçse të ecin disi me çalim. Prandaj, që të mos rrëzohen nga ndërgjegjësimi për dobësinë e tyre dhe të mos bien në dëshpërim, ai u vjen në ndihmë, duke sjellë një ngushëllim, të nxjerrë nga kjo rrethanë — se veprat e tyre nuk testohen tani sipas rregullit të rreptë të ligjit, por se Perëndia, duke falur papastërtinë e tyre, i pranon ato me mirësi dhe mëshirë. Zgjedha e ligjit nuk mund të bëjë ndryshe veçse të grisë dhe të mavijosë ata që e mbajnë atë. Prandaj, pason që besimtarët duhet të shkojnë tek Krishti dhe t’i luten atij të jetë mbrojtësi i lirisë së tyre: dhe si i tillë ai e paraqet veten; sepse ai i’u nënshtrua robërisë së ligjit, ndaj të cilit ai vetë nuk ishte borxhli, për këtë qëllim — që, siç e thotë Apostulli, të shpengojë ata që ishin nën ligj.

Prandaj, të mos jesh nën ligj do të thotë, jo vetëm që nuk jemi nën shkronjën që përshkruan atë që na ngarkon me faj, pasi nuk jemi në gjendje ta kryejmë atë, por gjithashtu që nuk jemi më subjekt i ligjit, që kërkon drejtësi të përsosur, dhe shpall vdekje mbi të gjithë ata që devijojnë nga ai në ndonjë pjesë. Në të njëjtën mënyrë, me fjalën hir, duhet të kuptojmë të dy pjesët e shpengimit — faljen e mëkateve, me anë të së cilës Perëndia na ngarkon drejtësinë, — dhe shenjtërimin e Shpirtit, me të cilin ai na formon sërish për vepra të mira…

Kuptimi tani është i qartë; sepse Apostulli kishte për qëllim të na ngushëllojë, që të mos lodhemi në mendjet tona, ndërsa përpiqemi të bëjmë atë që është e drejtë, sepse ne ende gjejmë në veten tonë shumë papërsosmëri. Sepse aq shumë që jemi të ngacmuar nga thumbat e mëkatit, ai prapësëprapë nuk mund të na mposhtë, sepse ne jemi të aftësuar ta mposhtim atë me Shpirtin e Perëndisë; dhe pastaj, duke qenë nën hir, jemi të liruar nga kërkesat e rrepta të ligjit. Duhet të kuptojmë më tej, se Apostulli e merr si të mirëqënë, që të gjithë ata që janë pa hirin e Perëndisë, duke qenë të lidhur nën zgjedhën e ligjit, janë nën dënim. Dhe kështu nga ana tjetër mund të konkludojmë, që për sa kohë që janë nën ligj, ata janë subjekt i sundimit të mëkatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes