31 Cilësitë e Një Gruaje të Perëndishme

Djemtë e rinj këshillohen shpesh që të gjejnë dhe të martohen me një “grua të perëndishme”, dhe vajzat e reja inkurajohen që të bëhen “gra të perëndishme.” Por cfarë cilësish specifike ka një “grua e perëndishme” sipas Shkrimit?

Cilat janë disa cilësi që Bibla tregon që një grua duhet të ketë? Çfarë cilësish duhet të kërkojë një djalë në gruan e tij të ardhshme? Çfarë cilësish femrërore duhet të rrënjosë babai në vajzat e tij?

Këtu janë 31 cilësi:

  1. Ajo sillet në mënyrë të hijshme (Fjalët e Urta 11:16)
    2. Ajo i do dhe i përqafon fëmijët (Psalmi 113:9, Titi 2:4)
    3. Ajo flet me urtësi (Fjalët e Urta 31:26)
    4. Ajo ka pjekuri (Fjalët e Urta 11:22)
    5. Asaj mund t’i besohet plotësisht nga burri i saj (Fjalët e Urta 31:11)
    6. Ajo dëshiron që të jetë shoqëruesi dhe bashkëudhëtari më besnik i burrit të saj dhe njeriu i ngushtë më i besuar (Malakia 2:14)
    7. Ajo me gëzim e përqafon faktin që është grua dhe e urren feminizmin (Psalmi 113:9, Romakët 12:9)
    8. Ajo e administron shumë mirë shtëpinë e saj (Fjalët e Urta 31:27, Titi 2:5, 1 Tim 5:14)
    9. Ajo është e zellshme për të përmbushur cdo gjë që i besohet kujdesit të saj (Fjalët e Urta 31:13, 1 Tim 5:10)
    10. Ajo është e vendosur në bindjet dhe dëshirat e saj për të mësuar vajzat më të reja virtytet e feminitetit të perëndishëm nëpërmjet shembullit dhe udhëzimit të saj. (Titi 2:4)
    11. Ajo dëshiron dhe inkurajon që burrat të jenë udhëheqës në familjet e tyre, në kishë, dhe në shoqëri. (Isaia 3:12, Efe. 5:23, Titi 1:5-6)
    12. Ajo dëshiron të ndërtojë dhe forcojë shtëpinë e saj (Fjalët e Urta 14:1)
    13. Ajo dëshiron të rrisë dhe të trajnojë presidentin e ardhshëm, jo TE JETE presidenti i ardhshëm (Fjalët e Urta 31:1, Isaia 3:12)
    14. Ajo beson që fëmijët janë një bekim nga Perëndia, jo një barrë (Lip. 7:14, 33:24, 127:3)
    15. Ajo ka një frymë të përulur (1 Pjetri 3:4)
    16. Ajo sheh, ndjek, dhe respekton burrin e saj si udhëheqësi i shtëpisë (1 Kor. 14:35, Efe. 5:33)
    17. Ajo ka një frymë të qetë, dhe i influencon të tjerët përmes sjelljes së perëndishme (1 Pjetri 3:1-2, 4, 1 Tim. 2:12)
    18. Ajo dëshiron të jetë një nënë e kombeve, jo udhëheqësja e kombeve (Zanafilla 24:60)
    19. Ajo ka një zemër për të hapur shtëpinë e saj për mikpritjen dhe shërbimin ndaj të tjerëve (1 Tim. 5:10)
    20. Ajo kujdeset për shenjtorët (1 Tim. 5:10)
    21. Ajo është e aftë të veshë familjen e saj dhe të zbukurojë shtëpinë e saj (Fjal. 31:21-22)
    22. Ajo dëshiron të modelojë shembujt e grave të shenjta në Shkrim (1 Pjetri 3:5)
    23. Ajo ka aftësi për të përgatitur vaktet për familjen e saj dhe të bekojë të tjerët përmes mikpritjes (Fjal. 31:15)
    24. Ajo është e aftë të mësojë fëmijët e saj me udhëzime praktike (Fjalët e Urta 31:1, 26, 6:20)
    25. Ajo dëshiron të kënaqë burrin e saj dhe t’i bëjë mirë të gjithë jetën e tij (Fjal. 31:12, 1 Kor. 7:34)
    26. Ajo është e aftë të administrojë një punë (tregti) nga shtëpia e saj (Fjal. 31:18)
    27. Asaj mund t’i besohet për pjekuri dhe mencuri në shpenzime (Fjal. 31:16)
    28. Ajo kujdeset për të varfërit dhe nevojtarët (Fjal. 31:20)
    29. Ajo e vesh veten me modesti dhe vepra të mira, duke mos dëshiruar të tërheqë ose të hutojë sytë e burrave (1 Pje. 3:3-4, 1 Tim. 2:9-10)
    30. Ajo ka një sjellje të dashur dhe ndihmuese (Fjal. 31:26-27)
    31. Ajo është e matur: inteligjente, e frytshme, e shkathët, e mencur dhe ka të kuptuar (Fjal. 19:24)

Një grua e tillë është e pacmueshme – vlera e saj është shumë më e madhe se ajo e margaritarëve. Burri që gjen një grua të tillë në të vërtetë nuk e meriton një nderim të tillë, ndërkohë që Perëndia derdh mbi të një bekim që vetëm pak do ta gjejnë.

Zoti i ndihmoftë bijat dhe gratë tona të bëhen ato që reflektojnë cilësi të tilla të perëndishme, dhe Ai i ndihmoftë burrat që të lavdërojnë, të frymëzojnë, dhe të rrënjosin këto cilësi të perëndishme në to.

 

Përkthyer nga: http://www.gospelapplied.com/31-qualities-of-a-godly-woman/

Të Gjitha të Drejtat të Rezervuara.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes