Thirrja e efektshme e hirit është saktësisht e ngjashme me [thirrjen ndaj Llazarit për të dalë]; mëkatari është i vdekur në mëkat; ai jo vetëm që është në mëkat por i vdekur në mëkat, pa ndonjë fuqi për ti dhënë vetes jetën e hirit. Ai jo vetëm që është i vdekur, por është i korruptuar; epshet e tij, si krimbat, kanë hyrë në të, një grahmë e ndotur ngrihet në flegërat e drejtësisë. Perëndia e urren atë, dhe drejtësia thërret, “Varroseni të vdekurin, hidheni në zjarr, lëreni të konsumohet.”
Por Mëshira Sovrane vjen dhe aty qëndron masa e pa ndërgjegjshme dhe e pa jetë e mëkatit; Hiri Sovran thërret, nga predikuesi ose nga një mënyrë tjetër, me anë të frymës së Perëndisë, “Dil!” dhe ai njeri jeton. A kontriubon ndonjë gjë ai në jetën e tij të re? Jo, jeta e tij është dhënë vetëm prej Perëndisë. Ai ishte i vdekur, absolutisht i vdekur, i kalbur në mëkatet e tij; jeta jepet kur thirrja vjen, dhe, në bindje ndaj thirrjes, mëkatari del nga varri i epsheve të tij, dhe fillon të jetojë një jetë të re, jetën e përjetshme, të cilën Krishti ua jep deleve të tij.
~Charles Spurgeon~
Predestination and the Calling [Paracaktimi dhe Thirrja]
(Metropolitan Tabernacle, Newington) Pjesë nga predikimi i dhënë në 6 Mars 1859.