Në dorën e kujt? – Inkurajim për të krishterin

hands, baby, adult-918774.jpg

(Octavius Winslow, “Realitetet Hyjnore” 1860)

Ditët e mia janë në dorën tënde.” Psalmi 31:15

Në dorën e kujt janë ditët e besimtarit?

Në dorën e Atit!

Sidoqofshin këto ditë . . .
ditët e sprovës,
ditët e tundimit,
ditët e vuajtjes,
ditët e rrezikut,
ditët e rrezeve të diellit,
ditët e errësirës dhe trishtimit,
ditët e jetës,
ditët e vdekjes,
—ato janë në duart e Atit qiellor!

A është rruga jote tani e vetmuar dhe e zymtë?

A e ka parë Zoti të arsyeshme . . .
të tërheqë mbrapsht ndonjë bekim të dashur,
të të mohojë ndonjë kërkesë të rëndësishme,
të disiplinojë në mënyrë të dhimbshme zemrën tënde?

Të gjitha këto burojnë nga dashuria e Atit po aq plotësisht
sikur Ai të kishte hapur thesarin e Tij, dhe
të kishte derdhur dhuratat më të shtrenjta në këmbët e tua!

Në duart e Shpengimtarit, janë ditët tona!

I njëjti Shpengimtar që mbarti. . .
hidhërimet tona në zemrën e Tij,
mallkimin dhe paudhësitë tona në shpirtin e Tij,
kryqin tonë në shpatullat e Tij,
i cili vdiq—i cili u ringjall përsëri—dhe që jeton
dhe ndërmjetëson për ne—dhe që do të mbledhë
të gjithë të shpenguarit përrreth vetes në lavdi—është

mbrojtësi yt dhe udhërrëfyesi yt!

A nuk mund tia besosh me gëzim të gjitha

shqetësimet e tua tokësore—të gjitha interesat e tua

mbajtjes dhe kontrollit të Tij?

Ditët e mia janë në dorën tënde.” Psalmi 31:15

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes