Nga një vëlla i krishterë
Futja e xhinseve të ngushta, veçanërisht xhinset e bëra për vajzat, nuk ishin neutrale në qëllimin e tyre. Levi dhe dizenjuesit e tjerë të mëdhenj të modës u përpoqën të theksonin tërheqjen seksuale të xhinseve, duke i dizajnuar ato qëllimisht për të theksuar lakimet e trupit. Për shembull, Calvin Klein bëri një deklaratë të famshme gjatë një fushate marketingu në vitet 1980, duke thënë, “Xhinset janë seks.” Dizenjuesit u përpoqën të krijonin veshje që do të theksonin vithet dhe ijet, duke tërhequr vëmendjen tek zonat e lidhura me tërheqjen seksuale. Ky qëllim për të përmirësuar dhe seksualizuar trupin është i ngulitur në dizajnin e xhinseve për dekada.
Dizajneri i modës Yves Saint Laurent u citua gjithashtu të ketë thënë: “Unë shpesh kam thënë se do të dëshiroja të kisha shpikur xhinset blu: që janë më spektakolare, më praktike, më të relaksuara dhe më moskokëcarëse. Ato kanë shprehje, modesti, tërheqje seksuale, thjeshtësi – gjithcka që shpresoj në veshjet e mia.” Përzierja e modestisë me tërheqjen seksuale tregon atë dykuptimësinë në qëllimet e modës moderne, ku diçka mund të tregtohet si “e thjeshtë” por përsëri e dizenjuar qëllimisht për të nxitur epsh.
Nëse vetë dizenjuesit e pranojnë që xhinset ishin të synuara që të nxirrnin në pah format seksuale, të krishterët duhet të jenë të kujdesshëm kur përqafojnë veshje të tilla pa reflektuar fare për to. Qëllimi i industrisë së modës është të tërheqë seksin e kundërt dhe të nxisë dëshira sensuale – motive këto që janë kundër thirrjes së krishterë për modesti.
Jo të Krishterët Konfirmojnë Natyrën e Tyre Seksuale
Kur pyeten, shumë jo të krishterë e pranojnë hapur se xhinset e ngushta shihen si “seksi”. Është e zakonshme të dëgjosh njerëz që komentojnë se si veshje të tilla nxjerrin në pah tipare fizike, shpesh me qëllimin e tërheqjes së vëmendjes. Anketat dhe diskutimet në platformat e modës konfirmojnë se xhinset e ngushta shihen si një mjet për të përmirësuar tërheqjen seksuale të dikujt, ku si burrat dhe gratë pranojnë natyrën e tyre provokuese.
Për të krishterët, fakti që bota laike e sheh dhe e kupton tërheqjen seksuale të xhinseve të ngushta duhet të jetë një shenjë e qartë paralajmëruese. Nëse edhe jo të krishterët i shohin veshjet e ngushta si një mjet për të nxitur epsh, atëherë kisha duhet të jetë edhe më e kujdesshme kur i përqafon ato si “të pranueshme”.
Burrat e Krishterë e Pranojnë Luftën që Kanë me Epshin
Që nga bisedat në grupet e burrave të krishterë deri te seancat e këshillimit pastoral, është i njohur fakti që burrat shpesh luftojnë me epshin kur gratë veshin xhinse e ngushta që theksojnë format e trupit. Në predikimin e Albert N. Martin mbi modestinë, ai e trajton fuqishëm këtë çështje, duke deklaruar: “Disa prej jush vijnë me pantallona… që përqafojnë vithet, vijnë rreth e përqafojnë kofshën dhe shtypen mbi organet tuaj… ju nuk keni fare idenë se çfarë u bën kjo shumë burrave kur ata e shohin këtë.” Kjo nuk është një çështje subjektive apo e vogël; kjo është një luftë e njohur në rrethet e krishtera. Shumë burra kanë ndarë se si veshje të tilla bëhen një pengesë, duke i çuar mendimet e tyre larg shenjtërisë dhe drejt epshit.
Jezusi e bëri të qartë se epshi është një çështje serioze, duke thënë te Mateu 5:28, “Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.” Nëse burrat e krishterë pranojnë se xhinset e ngushta provokojnë këtë lloj epshi, atëherë gratë kanë një përgjegjësi të konsiderojnë ndikimin e veshjeve të tyre tek të tjerët.
Fjala e Zotit mbi Modestinë dhe Gurët e Pengesave
Shkrimi i Shenjtë jep udhëzime të qarta se si të krishterët duhet ta praktikojnë modestinë. Te 1 Timoteu 2:9-10, Pali i nxit gratë të “vishen hijshëm, me cipë dhe modesti.” Thirrja për modesti ka të bëjë me mos tërheqjen e vëmendjes së tepruar te vetja. Veshjet, si xhinset e ngushta, që janë të dizajnuara për të përmirësuar tërheqjen seksuale janë në kundërshtim me këtë parim.
Për më tepër, Jezusi paralajmëroi kundër të qenit një pengesë për të tjerët. Te Romakëve 14:13, Pali i nxit të krishterët “mos i vini gur pengese ose skandal vëllait.” Nëse disa veshje të caktuara i bëjnë të tjerët të pengohen dhe të bien në mëkat, qoftë edhe pa dashje, të krishterët janë të urdhëruar të mos i veshin ato veshje nga dashuria për besimtarët e tjerë.
Keqpërdorimi i “Lirisë së Krishterë”
Në disa kisha, ideja e “lirisë së krishterë” shpesh përdoret për të justifikuar veshjen e xhinseve të ngushta ose veshjeve të tjera jo modeste. Por liria e krishterë kurrë nuk duhet të jetë një justifikim për sjellje që çojnë të tjerët në mëkat. Zhan Kalvin (John Calvin), në librin e tij “Institutet”, thekson se liria e krishterë i nënshtrohet dashurisë dhe ndërtimit të të tjerëve, duke deklaruar: “Liria jonë nuk duhet të shërbejë si një justifikim për të kënaqur dëshirat e mishit ose për t’u bërë një pengesë për të tjerët.” (Libri III, Kapitulli 19).
Puritanët ishin gjithashtu të qartë se të krishterët duhet të jenë kundër kulturës, jo thjesht të pranojnë praktikat e botës. Richard Baxter në Direktorinë e tij të Krishterë shkruan: “Nëse veshja bëhet për të joshur të tjerët që të kenë epsh, është po aq mëkat për atë që e vesh atë veshje, sa edhe po të kishte qëllim të joshte të tjerët për epsh me fjalët ose veprimet e tij.”
Në kontekstin tonë modern, xhinset e ngushta shpesh promovohen si në modë dhe të pranueshme, madje edhe brenda kishës. Por kur vetë dizenjimi i tyre është i rrënjosur në tërheqjen seksuale, kur vetë bota i pranon ato si seksi, dhe kur burrat e krishterë e pranojnë se ato janë një gur pengese, vështirë t’i justifikosh ato si veshje modeste nën maskimin e “lirisë”.
Nevoja për të Krishterët Konservatorë që të Gjykojnë Biblikisht Kulturën
Si të krishterë, ne jemi të thirrur të gjykojmë kulturën jo sipas standardeve të saj, por sipas Shkrimit. Apostulli Pal na thotë në Romakëve 12:2, “Mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj.” Ne duhet të dallojmë se ku kultura na shtyn drejt jo modestisë dhe të veprojmë sipas parimeve biblike.
Rrëfimi i Besimit Baptist të Londrës (1689), ndonëse nuk e adreson specifikisht veshjen, i thërret besimtarët të jetojnë jetë shenjtërie (Kapitulli 13). Pjesë e këtij shenjtërimi është të nderojmë Zotin me trupat tanë dhe të ndihmojmë të tjerët për të bërë të njëjtën gjë duke u veshur me modesti.
Në përfundim, xhinset e ngushta, të dizajnuara me qëllim seksual, konfirmohen si nga jo të krishterët ashtu edhe nga burrat e krishterë për të nxitur epsh. Fjala e Zotit na thërret për modesti dhe për të mos I bërë të tjerët të pengohen. Prandaj, të krishterët konservatorë dhe të reformuar duhet ta refuzojnë këtë trend dhe të përqafojnë një standard biblik të modestisë që reflekton perëndishmëri, përulësi dhe përkujdesje për vëllezërit dhe motrat tona në Krishtin.