Nga një vëlla i krishterë
Pashë një zonjë të krishterë që tha: “Thirrja më e lartë e një gruaje nuk është të jetë një grua karriere, por një bashkëshorte dhe nënë.”
Kur pastorët dhe kishat nuk trajtojnë dhe nuk mbajnë rolet gjinore biblike, ato janë duke promovuar feminizmin dhe po bëjnë që zemrat dhe mendjet të largohen nga projektimi i Perëndisë për familjen. Eshtë vlerësuar se rreth 80% e grave të krishtera sot e refuzojnë rolin e të qënit amvisë shtëpiake, gjë që është larg nga modeli klasik biblik (Titi 2:3-5 dhe Fjalët e Urta 31).
Ti mund të kundërshtosh: “Epo, kisha jonë beson në rolet gjinore biblike.” Por ta besosh këtë nuk mjafton, ajo që ka rëndësi është si po jetohen praktikisht këto besime në kishën tënde? Sfidoje kishën tënde: kryej një anketim dhe pyet sa gra po e përmbushin rolin e tyre të dhënë nga Perëndia praktikisht si amvisa shtëpie. Rezultatet do të reflektojnë se ku ndodhet kisha jote. Hulumtimet tregojnë se në kishat moderne perëndimore, shumica e familjeve të krishtera funksionojnë në një model me dy të ardhura.
Para se të më akuzoni se po them që një grua nuk mund të punojë kurrë, unë nuk po e them këtë. Unë po them që ky ndryshim i madh kulturor qartësisht ka braktisur modelin klasik ku burri është siguruesi dhe gruaja është kryesisht e fokusuar te shtëpia. A je i gatshëm si pastor për t’u përballur me këtë apo do të qëndrosh i heshtur?
Puritani John Owen paralajmëroi, “Mëkati nuk është kurrë më i qetë se kur duket se është më i qetë.” Pranimi i heshtur i ‘feminizmit të lehtë’ po lulëzon nën sipërfaqe, madje edhe në kishat konservatore dhe të reformuara, kështu që më dëgjo me kujdes. Kur ti dështon të përballesh me erozionin praktik të feminitetit biblik, je duke kultivuar një kulturë të feminizmit. Neglizhimi i kësaj çështjeje a është duke kultivuar shtëpi biblike apo po rrisim burra të feminizuar? Studimet tregojnë se kur gratë bëhen siguruese të ardhurash për shtëpinë, respekti midis burrave dhe grave ulet gjë që con në komprometimin e udhëheqjes që është caktuar nga Perëndia dhe që pastaj con në humbjen e respektit për bashkëshortin.
Ja një shqetësim tjetër: A të ka kaluar ndonjëherë ndërmend që ne duhet ti përgatisim vajzat tona që të jenë amvisa shtëpiake? A nuk është e vërtetë që ‘fryma e kohës’ e këtij shekulli na ka mësuar që në radhë të parë ne ti përgatisim ato për të “marrë një arsimim të mirë” dhe kështu pa dashur i vendosim ato që të konkurrojnë në tregun e punës? Ti mund të thuash: “Epo, është për lavdinë e Perëndisë dhe Perëndia ka një plan specifik për secilin prej nesh.” Kjo tingëllon shpirtërore dhe ndoshta ti mund të shohësh bekime nga Zoti, por kjo nuk do të thotë se Zoti pajtohet me këtë metodë.
Realiteti është se mesazhi mbizotërues i kishave sot i inkurajon vajzat të prioritizojnë suksesin akademik dhe atë të karrierës. A po i trajnojmë vajzat më shumë për botën profesionale sesa për martesën biblike? A nuk duhet të balancojmë ndjekjet arsimore me aftësitë e nevojshme për të ndërtuar shtëpi dhe familje të forta?
Arsimimi në vetvete nuk është problemi, problemi është kur arsimimi bëhet në kurriz të përgatitjes së vajzave të reja për martesë, të qënit amvisë shtëpiake dhe nënë. Siç e shprehu me mençuri puritani Thomas Manton, “Më mirë është të vuash pak këtu, sesa mjerim të përjetshëm më pas.” A po neglizhojmë të paralajmërojmë vajzat tona për rreziqet e fshehta e konkurrimit me burrat në arsimim dhe karrierë? Kur një grua ndjek arsimimin me pritshmëritë e shoqërisë në mendje, shpesh ajo kultivon një shpirt konkurrues dhe cilësi mashkullore, që sjell një ndryshim larg dëshirave për një jetë të përqendruar tek familja dhe detyrat që vijnë me të.
Tani, kam lexuar artikuj të shkruar nga gra dhe marr në konsideratë dëshmitë e disa prej tyre që po kryejnë doktoraturën nga shtëpia. Ato rrëfejnë se ndihen nën presion nga shoqëria, duke u përpjekur të balancojnë studimet me detyrat e tyre “të zakonshme” të gatimit, pastrimit dhe kujdesit për familjet e tyre. Njëra prej tyre madje pranoi se ndihet si një “qytetare e klasit të dytë” vetëm sepse thjesht dëshiron t’i përkushtohet shtëpisë së saj dhe megjithatë, diçka në të e bën të vështirë të pranojë rolin e saj. Dhe sa herë që ajo takon dikë që e pyet “çfarë bën ti?”, ajo ndjen turp të thotë se është amvisë shtëpiake. Pse turp? Kjo nuk duhet të jetë befasi nëse është formësuar në frymën aktuale të epokës ku arsimimi barazohet me vlerën dhe kështu gratë po luftojnë me çështjet e identitetit. Ky presion shoqëror zbulon fuqinë e fshehtë që feminizmi ushtron mbi zemrat e grave, madje edhe ato që përpiqen për një jetë biblike bëhen të ndihen të papërshtatshme për të përmbushur rolet e tyre të dhëna nga Perëndia.
Pyesni çdo grua të arsimuar në Universitet që ka një diplomë masteri: nëse i propozohet martesa, a do të braktiste të gjitha përpjekjet e saj akademike dhe karrierën për t’u bërë një amvisë shtëpiake me kohë të plotë? Ka të ngjarë që shumica do e vonojnë martesën dhe të pasurit fëmijë për të ndërtuar karrierën e tyre më parë, për të arritur kështu status dhe njohje nga shoqëria. Ky është fryti i mendësisë moderne feministe që depërton edhe në kishat më të shëndosha.
Ti mund të thuash, “Po sikur ajo nuk gjen kurrë një burrë të mirë? A nuk është e mençur të ndjekësh arsimimin si një plan rezervë?” Po, gratë e pamartuara mund të punojnë, dhe kjo nuk është çështja. Problemi lind kur përpjekja e saj për karrierë bëhet qëllimi kryesor, një mënyrë për të fituar status, siguri, ose vlerësim nga shoqëria, në vend që të përgatitet për një martesë të perëndishme dhe përmbushjen e rolit të saj. Ne duhet të sfidojmë këtë mendësi në kishat tona: a e lavdëron vërtet Zotin arsimimi dhe ambicia e karrierës tek gratë kur kjo vjen në kurriz të martesës dhe familjes?
Nëse pastorët do të ishin mjaft të guximshëm për të predikuar këtë të vërtetë, po, disa anëtarë të kishës mund të largohen. Por a nuk do të preferonim të humbisnim disa anëtarë sesa të humbnim një brez të tërë grash që kanë ndërruar rolet e tyre të dhëna nga Perëndia për miratimin e shoqërisë? Duhet të kthehemi në modelin biblik të përgatitjes së vajzave tona për të dashur shtëpitë e tyre, burrat e tyre dhe fëmijët e tyre, jo vetëm karrierat e tyre.
Siç paralajmëroi predikuesi puritan Thomas Watson, “Sa më shumë që fëmija i Perëndisë i përkushtohet ndonjë mëkati, aq më shumë ai e dobëson atë për detyrë.” A po i dobësojmë vajzat tona për thirrjen e lartë të feminitetit biblik duke i nxitur ato të ndjekin suksesin e botës? Nëse me të vërtetë duam të shohim familje dhe kisha të forta, duhet ta ndalojmë lejimin e feminizmit të fshihet pas roleve moderne gjinore, që është një erozion i feminitetit biblik dhe të kthehemi te e vërteta e Fjalës së Perëndisë, e cila është për cdo kohë dhe jep gëzim dhe lumturi të vërtetë pasi rendi hyjnor i Perëndisë është më i miri.