Fjala u bë Mish – Nga Gjon Kalvin

[Komentimi për Gjonin 1:14: “Dhe Fjala e bë mish dhe ndenji ndër ne dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit nga Ati, plot hir e të vërtetë”]

Mish. Kjo fjalë shpreh kuptimin e saj me më shumë forcë se ajo që thotë ungjilltari që Krishti u bë njeri. Ai donte të tregonte se në çfarë gjendje të ulët zbriti Biri i Perëndisë nga lartësitë e lavdisë së tij qiellore, për hirin tonë. Kur Shkrimi flet për gjëndjen e ulët të njeriut e quan atë “mish.” Sa e madhe është distanca midis lavdisë shpirtërore e Fjalës së Perëndisë dhe ndyrësisë kutërbuese të mishit tonë! Prapësëprapë, Biri i Perëndisë u përul kaq poshtë saqë Ai mori mbi vete atë mish i cili është subjekt i kaq shumë mjerimeve… Fjala e përjetshme e Perëndisë që banonte gjthmonë me Atin, u bë njeri.

 

~ John Calvin

 

John [Gjoni] (Wheaton, IL; Crossway Books; 1994) 

Komentim mbi Gjonin 1:14.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes