Ndryshimi Midis të Perëndishmit dhe të Paperëndishmit | Puritani James Meikle

Perendishmit

Nga Puritani James Meikle, “Udhëtari” 14 Qershor 1758.


Ka një ndryshim të thellë si në parim ashtu dhe në praktikë, midis të perëndishmit dhe të paperëndishmit.

Dashuritë e të perëndishmit janë të rafinuara shpirtërisht dhe dëshirat e tyre janë lartësuar.
Prirjet e të paperëndishmit janë të korruptuara dhe të prishura dhe dëshirat e tyre janë tokësore.

Mëkati ka veçëse një vend të lëkundur dhe një vendbanim të përkohshëm në të perëndishmin.
Por mëkati e ka vendosur fronin e tij dhe ka bërë vendbanimin e tij të përhershëm në të paperëndishmin.

Në të perëndishmin, hiri dhe mëkati luftojnë për sovranitet.
Në të paperëndishmin, mëkati sundon si tiran dhe nuk ka luftë.

I perëndishmi është thellësisht i shqetësuar për botën që do të vijë.
I paperëndishmi nuk ka asnjë shqetësim për realtietet e përjetshme.

E folura e të perëndishmit është e kripur me hir.
E folura e të paperëndishmit është pa shije dhe e kotë.

I perëndishmi e ka shpresën të vendosur mbi Perëndinë.
I paperëndishmi nuk ka frikë Perëndie përpara syve të tij.

I perëndishmi e përdor botën pa abuzuar me të.
I paperëndishmi, duke përdorur botën, abuzon si me veten ashtu edhe me të.

I perëndishmi sheh Perëndinë në jetën e tij të përditshme, dhe gëzohet në Të me gjithë zemrën e tij.
I paperëndishmi thotë në praktikë: “Nuk ka Perëndi!” dhe në zemrën e vet dëshiron që të mos kishte Perëndi.

I perëndishmi adhuron Krijuesin mbi gjithçka tjetër.
I paperëndishmi dhuron krijesën më shumë sesa Krijuesin.

I perëndishmi e përdor emrin e Perëndisë me nderimin më të thellë, dhe largohet nga paudhësia.
I paperëndishmi e blasfemon emrin e Perëndisë me paturpësi, dhe shton paudhësi te mëkati.

I perëndishmi e shpengon kohën e tij.
I paperëndishmi e shpërdoron kohën e tij.

I perëndishmi e studion detyrën e tij për t’ju bindur të gjitha urdhërimeve të Perëndisë.
I paperëndishmi e shkund veten nga urdhërimet e Perëndisë.

I perëndishmi i fal armiqtë e tij.
I paperëndishmi ngre kurthe për armiqtë e tij.

I perëndishmi ia lë në dorë Perëndisë të hakmerret për të këqijat që i janë bërë.
I paperëndishmi, në mënyrë përvëluese dhe të trazuar — kërkon hakmarrje.

I perëndishmi e do pastërtinë në të gjitha gjërat.
I paperëndishmi zhgërryhet në papastërti.

I perëndishmi është i kënaqur me gjendjen e tij.
I paperëndishmi lakmon gjithë ditën.

I perëndishmi është i pastër në zemër.
Zemra e të paperëndishmsit është si një kafaz plot me bisha të papastra.

I perëndishmi ecën me liri në rrugët e Perëndisë.
I paperëndishmi është shërbëtor dhe skllav i mëkatit.

Fryma e Shenjtë sundon në zemrën e të perëndishmit.
Satani sundon në zemrën e të paperëndishmit.

I perëndishmi e ka qytetarinë e tij në Qiell.
I paperëndishmi e ka qytetarinë e tij në Ferr.

Ashtu siç ka një ndryshim kaq të madh në parimet dhe praktikat e tyre — po kështu është edhe në destinacionet e tyre të përjetshme.
Perëndia është besnik — Ai ka premtuar lumturi për besimtarin, dhe ka kërcënuar hakmarrje për të ligun.
“I pabesi përmbyset nga vetë ligësia e tij, por i drejti ka shpresë në vetë vdekjen e tij.” Fjalët e Urta 14:32

Të perëndishmit janë nën bekimin e dashurisë së Perëndisë.
Të paperëndishmit janë nën mallkimin e drejtësisë së Perëndisë.

Të perëndishmit me gëzim, marrin ujë nga puset e shpëtimit.
Të paperëndishmit do të pijnë nga zemërimi i të Gjithëfuqishmit.

Të perëndishmëve, u takojnë të gjitha premtimet e mëdha e të vyera.
Të paperëndishmëve, u takojnë të gjitha kërcënimet e Perëndisë.

Qielli do të jetë pallati i të perëndishmëve!
Ferri do të jetë burgu i të paperëndishmëve!

Ndërkohë që të perëndishmit do të banojnë nëpër përjetësi me Perëndinë,
të paperëndishmit do të hidhen në errësirën e përjetshme!

Kështu, të drejtët dhe të ligjtë ndahen në jetën e tyre, dhe ndahen në vdekjen e tyre.
Ata ndahen . . .

në parimet e tyre,
në praktikat e tyre,
në zgjedhjet e tyre,
në gëzimet e tyre,
në mendimet e tyre,
në shoqërinë e tyre,
në të folurën e tyre,
në frikërat e tyre,
në pritjet e tyre,
në vdekjen e tyre, dhe
përgjatë vetë përjetësisë së tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes