Njëzet e katër orë në Ferr!

(Puritani James Smith, “ANTIDOTËT!” 1858)

“Pse vallë ankohet një njeri i gjallë?” Vajtimet 3:39

Nganjëherë, tundohem të ankohem për vështirësitë e mia të shumta — dhe e mendoj veten si të trajtuar shumë ashpër. Mosmirënjohja ngrihet dhe shtohet në zemrën time. Kjo gjithmonë më bën të mjerë. Pastaj, shikoj poshtë në Ferr — dhe kuptoj tmerret dhe agonitë e tij si ajo që unë meritoj me të drejtë.

Nëse ndokush e ka merituar ndonjëherë që të shkojë në Ferr — ai jam unë!

Nëse drejtësia do të nderohej ndonjëherë në dënimin e një mëkatari — do të ishte në mua!

Nëse ndokush do të shpëtohej ndonjëherë vetëm me anë të hirit — ai njeri jam unë!

Unë, që meritoj të jem në Ferr — por nuk jam;

unë, që jam trashëgimtar i lavdisë së Qiellit — megjithëse askush ndonjëherë nuk e ka merituar atë më pak;

unë, për shkak të pak sprovave, shqetësimeve, dhe zhgënjimeve, ose sepse kam një kryq të rëndë për të mbajtur — a do të guxoj të murmuris, ose të ankohem, ose të mendoj që jam trajtuar shumë ashpër?

Çfarë mospërputhje tronditëse!

Çfarë janë dhimbjet dhe vuajtjet e mia të tanishme — të krahasuara me Ferrin që meritoj!

Të gjitha mundimet që jam thirrur të duroj këtu në tokë — nuk mund të krahasohen as me vetëm njëzet e katër orë në Ferr!.. Me siguri që çdo shpirt i humbur, çdo shpirt i dënuar — do të jetë gati të më qortojë — nëse ankohem për vështirësitë e mia të tanishme! Cili është thelbi i mirënjohjes — nëse nuk e lavdëroj Zotin me buzë të gëzuara, për hirin e Tij të pasur, të lirë dhe sovran!

O shpirti im, sa herë që tundohem të ankohem për vështirësitë e mëdha — mendo për ato që meritoj! Mendo se cili do të ishte dënimi im i përjetshëm — nëse Perëndia nuk do të më kishte shpëtuar me Hirin e Tij sovran!

Po, vërej që kur poshtë në Ferr shoh. . .

pushon ankesat e mia,

zgjon mirënjohjen time, dhe

më përul në pluhurin e tokës përpara Perëndisë sim!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes