Nga Puritani Thomas Watson (1620–1686)
“…Mbretëria e qiejve po pëson dhunë dhe të dhunshmit e grabitën.” Mateu 11:12
Le të SHQYRTOJME nëse ne jemi duke e ushtruar këtë dhunë të shenjtë për Qiellin? Çfarë është një rrëfim bosh pa këtë? Është si një llampë pa vaj. Le të pyesim të gjithë veten tonë – çfarë dhune përdorim për Qiellin?
- A përpiqemi me zemrat tona që t’i sjellim ato në një gjendje të shenjtë? Si i zgjoi Davidi të gjitha fuqitë e shpirtit të tij për t’i shërbyer Zotit, Psalmi 57:8 “unë do të rizgjoj agimin.”
- A caktojmë kohë të vecantë për të mbajtur veten përgjegjës dhe për të vënë në provë dëshmitë tona për Qiellin? Psalmi 77:6 thotë “fryma ime bën kërkime.” A e marrim zemrën tonë si një orë të shpërbërë në shumë pjesë, për të parë çfarë është keq dhe për ta riparuar? A jemi kërkues të përpiktë në gjendjen e shpirtit tonë? A kemi frikë nga hiri artificial ashtu si edhe nga lumturia artificiale?
- A përdorim dhunë në lutje? A ka zjarr në sakrificën tonë? A fryn era e Frymës, që mbush vela tona, që të kemi “psherëtima të patregueshme”? Romakëve 8:26. A lutemi në mëngjes sikur do të vdesim në mbrëmje?
- A kemi etje për Perëndinë e gjallë? A janë shpirtrat tanë të mbushur me dëshira të shenjta? Psalmi 73:25. “mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje.” A dëshirojmë shenjtëri ashtu si Qiellin? A dëshirojmë po aq të ngjajmë si Krishti, sa edhe të jetojmë me Krishtin? A është dëshira jonë e vazhdueshme? A është ky puls shpirtëror gjithmonë duke rrahur?
- A jemi të aftësuar në mohimin e vetes? A mund të mohojmë rehatinë tonë, qëllimet tona, interesat tona? A mund të kalojmë vullnetin tonë për të përmbushur atë të Zotit? A mund t’ja këpusim kokën mëkatit tonë të dashur? Të nxjerrësh syrin e djathtë kërkon dhunë.
- A jemi dashës të Zotit? Nuk është sa shumë bëjmë – por sa shumë duam. A e komandon dashuria kalanë e zemrës sonë? A na shtrëngon bukuria dhe ëmbëlsia e Krishtit? 2 Korintasve 5:14. A e duam Zotin më shumë se sa kemi frikë nga ferri?
- A e mbajmë vigjilencën tonë shpirtërore? A vendosim spiunë në çdo vend, duke vëzhguar mendimet tona, sytë tanë, gjuhët tona? Kur jemi lutur kundër mëkatit, a ruhemi kundër tundimeve? Judenjtë, pasi vulosën gurin e varrit të Krishtit, “vendosën roje,” Mateu 27:66. Pasi kemi qenë te Fjala, a vendosim ne një roje?
- A përpiqemi për nivele më të larta të shenjtërisë? Filipianëve 3:13. “duke u prirur drejt atyre që kam përpara.” Një krishterë i devotshëm është një mrekulli; ai është më i kënaquri por njëkohësisht, edhe më pak i kënaquri: ai është i kënaqur me pak nga bota – por jo i kënaqur me pak hir; ai do të kishte më shumë besim dhe prapësëprapë të lyhet me vaj të freskët. Pali dëshiroi “t’ia arrij ringjalljes prej së vdekurish.” Filipianëve 3:11, që do të thotë, ai përpiqej (nëse ishte e mundur) të arrinte në një masë të tillë hiri siç do të ishin shenjtorët në ringjallje.
- A ka një përpjekje të shenjtë brenda nesh? A punojmë për të tejkaluar të tjerët në devotshmëri? Për të qenë më të njohur për dashuri dhe vepra të mira? A bëjmë diçka që është e veçantë? Mateu 5:47 “çfarë bëni të veçantë?”
- A jemi ngritur mbi botën? Edhe pse ecim mbi tokë, a tregtojmë në Qiell? A mund të themi si Davidi? Psalmi 139:17. “jam ende me ty.” Kjo kërkon dhunë; sepse lëvizjet për lart janë zakonisht lëvizje të dhunshme.
- A e vendosim gjithmonë veten nën syrin e Perëndisë? Psalmi 16:8 “Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi;” A jetojmë me maturi dhe me perëndishmëri, duke kujtuar se çfarëdo që bëjmë, Gjyqtari ynë po sheh?
Nëse është kështu me ne, ne jemi njerëz të lumtur. Kjo është dhuna e shenjtë për të cilën flet vargu, dhe është mënyra e duhur për të marrë mbretërinë e Perëndisë. Dhe me siguri, asnjëherë Noeu nuk e shtriu dorën e tij me kaq dëshirë për të pranuar pëllumbin në arkë, siç do ta shtrijë Jezu Krishti dorën e Tij për të na pranuar në Qiell.